Aktuale Më shumë

LD në MZ: Urim me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Prej tvteuta14:43, 17 Shkurt 2022

E nderuara Presidente z-nja Osmani
I nderuar Kryeminister z. Kurti
I nderuar Kryeparlamentar z. Konjufca

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, anëtarësisë së saj dhe në emrin tim personal, Ju përsjelli urimet më të sinqerta dhe vëllazërore me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Më 17 shkurt 2008 u kurorëzua ëndrra e të gjithë shqiptarëve në trevat etnike kudo që jetojnë dhe në diasporë. Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë, me ç’rast përmbushi amanetin e Dëshmorëve të cilët i dhanë Kosëvës atë më sublimen pa kurrsyer gjakun dhe jetën e tyre por pa zvogluar edhe rolin e të gjithë shqiptarëve, faktorit ndërkombëtar e në veçanti SHBA-së.

Angazhimi i institucioneve të Kosovës në forcimin e shtetit ligjor, mbylljen e kapitujve si kushte për integrimet euro atlantike është shpresëdhënës edhe për shqiptarët sot në Malin e Zi, për stabilitet rajonal dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në trevat etnike të mbetur jashtë kufijve administrativ të shteteve amë.

URIME PAVARËSINË!

Vëllazërisht,

KRYETARI,
Saubih Mehmeti

  • 1

    Radio