LD në MZ nuk merr pjesë në zgjedhjet e Tuzit. Përkrah koalicionin shqiptar
Prej tvteuta16:07, 7 Shkurt 2019
K u m t e s ë
Pas reagimit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, lidhur me mospërfshirjen e të gjitha subjekteve politike në listën zgjedhjore të përbashkët për këshilltarë në KK të Tuzit, si komunë në vete, që do të mbahen më 03 mars 2019, atëherë kur prisnim që tre përfaqësuesit e subjekteve të marrveshjes së arritur për koalicion, të reflektojnë, duke nxjerrë mësim nga e kaluara jo e ndritshme e të bërit politikë afatshkurtër, ndodh e kundërta që në ditën e fundit të skadimit të afatit për dorëzimin e listave zgjedhore, pranë Komisionit Komunal Zgjedhor të komunës së Tuzit, nuk kemi asnjë sinjal, deri tani, se ekziston vullneti i mirë politik e kombëtar për një koalicion gjithpërfshirës, me ç’rastë do t’ju mundëshohej lehtësisht votuesve shqiptarë në trevat e Malësisë, të zgjedhin përfaqësuesit e vet në KK të Tuzit, me votën e lirë demokratike, duke respektuar vullnetin politik të çdo votusi për të arritur rezultatet maksimale në këto zgjedhje vendimtare ndoshta edhe historike.
Nisur nga situata e re e krijuar në rrafshin politik në Malësi, LD në MZ, edhe njëherë shprehë indinjatë për injorimin e një subjekti politik të dëshmuar – të LD në MZ-së, e cila për arritjen e formimit të komunës së plotë të Tuzit me veprimet e veta programore, politike të drejta që nga themelimi në rrafshin kombëtar shqiptarë në Malin e Zi dha kontributin vendimtar.
LD në MZ, nuk mba përgjegjësi politike e morale për rezultatin final, në këto zgjedhje, nëse do të jetë jashtë pritshmërive të këtij koalicioni jo të plotë, edhe të LD në MZ, kur dihet se dëshira dhe vullneti i anëtarëve, votuesëve dhe simpatizuesëve të LD në MZ-së, është maksimalizimi i rezultatëve në këto zgjedhje, me qëllim të formimit të qeverisë vendore nga faktori politik shqiptar. Kjo do të ishte një fitore historike e politike, kur kemi parasysh strukturën e popullsisë, në trevat e Malësisë, e që e përbëjnë shumicën dërmuese shqiptarët.
Meqenëse LD në MZ, gjithmonë, parim kryesor ka pasë unifikimin, bashkimin e votës shqiptare, sepse ashtu do të jemi më të fortë dhe faktor i rëndësishëm në skenën politike në Malin e Zi, kësaj here, për hir të ndërprerjes së një praktike jo të mirë e jo produktive politike, që ka ndikuar në përçarjen e jo bashkimin e faktorit shqiptar, merr një vendim të panjohur deri tani në politikën moderne, duke shpresuar që ky vendim në këtë moment të caktuar është i drejtë, pra duke mbajtur mbi vete barrën e përgjegjësisë ndaj antarëve, votuesëve e simpatizuesëve të saj nga këto treva.
Lidhja Demokratike në Mal të Zi, në zgjedhjet vendore të 03 marsit 2019 në Tuz, edhe pse janë bërë përgatitjet e nevojshme, nuk do të dalin me listë të posaçme zgjedhore, duke e ditur edhe nga përvojat e mëparshme, se pavarësisht rezultatit, i cili do të arrihej, do të ndikonte në humbjen e së paku një mandati (këshilltari) në dëmë të listave shqiptare.
Duke u nisur nga situata e krijuar dhe vendimin e LD në MZ-së, e cila për arsye të cekura më lartë, për arsye madhore politike kombëtare, hoqi dorë nga dalja me listë të veten zgjedhore, ju drejtohemi anëterëve, votuesëve dhe simpatizuesëve të LD në MZ-së, të kenë mirëkuptim për vendimin e imponuar në këtë situatë. Andaj ftojmë anëtarët, votuesit dhe simpatizuesit e LD në MZ-së, votuesit shqiptarë, që masovikisht të dalin në votime dhe votën e tyre ta orjentojnë për listën votuese shqiptare.
Me këtë veprim, edhe një herë LD në MZ, dëshmon se ka për qëllim mbrojtjen e çdo vote shqiptare, duke dhënë modelin e një qytetarie e demokracie të nivelit të lartë e që në të ardhmen LD në MZ do të jetë një hap para në politikëbërjen e ndershme dhe të sinqertë ndaj subjekteve politike shqiptare e në veçanti ndaj votuesëve shqiptarë.
SHËRBIMI PËR INFORMIM
KRYETARI,
Saubih Mehmeti