Opinion Më shumë

LD në MZ: Kjo qeveri më mirë të mos e nisë lundrimin fare

Prej tvteuta14:12, 10 Dhjetor 2020

Reagim
Ashtu sikurse edhe deputeti i Koalicionit “Bashkë nji zâ”, ku bën pjesë edhe Lidhja Demokratike
në Mal të Zi, z. Fatmir Gjeka ka thënë në parlamentin e Malit të Zi, mendojmë që anija, pra, kjo
qeveri të mos e nisë lundrimin fare. Ende pa hequr mirë spirancën, morën drejtimin e gabuar.
Thonë që kurrë nuk është vonë për koritje, e disa, e bëjnë që ditën e parë. Kjo tregon shumë,
tregon për papjekurinë politike e profesionale, qëllimin, qasjen e orientimin e kësaj qeverie, që
tashmë po na i heq të gjithë dyshimet se disa anëtarë të saj janë më ndryshe dhe që siç rëndom
thuhet, janë përjashtimi i ligjit a dukurisë. Padyshim që ne si Lidhje Demokratike në Mal të Zi, nuk
kemi pasur asnjëherë e asnjë dyshim për qëllimet e orientimet e kësaj qeverie, sepse në skenën
politike nuk qëndrojmë mbi brigje, nuk jemi të sotëm, por përkundrazi, kemi më se 30 vite që
veprojmë dhe i njohim edhe etërit e gjyshërit e këtyre që me padurim pritën ditën e parë të
shprehin dijen në provimin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, Kishës Pravosllave Serbe e
politikës proruse e serbomadhe. Shprehim indinjatën tonë të thellë për gjestin e vendosjes së
fusnotës tek emri i Kosovës dhe njëherit besojmë me bindje të plotë që ky gjest është larg gabimit
ortografik, por një provokim i mbetur në tentativë. Keqardhja e deklarata e Ministrisë së
Shëndetësisë është qesharake e ofenduese, dhe si e tillë e papranueshme…
Heshtja e z. Abazoviqit, është më kuptimplote se fjala, njëherit edhe e kuptueshme sepse siç ka
thënë Konica: “Zot, më ndihmo ta mbaj gojën mbyllur kur s’kam gjë për të thënë”!. Ndoshta është
shumë i zënë duke u marrë me ndryshimet në qeverinë e re, gjithsesi duhet të mbajë premtimet
e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore, se në asnjë moment nuk do të vihet në pyetje integriteti i
Kosovës, e kjo ishte tentativa e parë në ditët e para të kësaj qeverie “pofesionistësh”.
Sidoqoftë, Ne do jemi kujdestarë të përhershëm të gabimeve të kësaj qeverie dhe secilës që
provon të shkelë të drejtat e njeriut e të pakicave në veçanti, që provon të ofendojë, nënçmojë e
përulë figurat, simbolet, kulturën, gjuhën dhe çdo gjë tjetër të pakicave e në veçanti të
shqiptarëve. Si të tillë sigurojmë të gjithë shqiptarët në Malin e Zi, që do të denojmë dhe do të
marrim të gjitha masat për secilin veprim që prek parimet e përmendura më lartë dhe cënon
çfarëdo aspekti të shqiptarëve, sot, në Malin e Zi.
Shërbimi për informim

  • 1

    Radio