Aktuale Më shumë

LD në MZ i dërgon thirrje Forcës për ruajtjen e koalicionit

Prej tvteuta10:36, 18 Dhjetor 2015

Nisur nga interesimi i njëmendt i anëtarëve dhe qytetarëve tanë për situatën aktuale disajavëshe jo të mirë e shqetësuese në Koalicionin e Qeverisjes Vendore aktuale të Ulqinit, përpjekjet tona, të Lidhje Demokratike në MZ, ishin  dhe janë të vazhdueshme për të sqaruar me bisedime e besueshmëri të ndërsjelltë problemet  dhe të tejkalohen. Në këtë drejtim kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, në cilësinë e kryetarit të njërit nga subjektet  bashkëqeverisëse, bëri disa takime me udhëheqësit më të lartë të subjektit politik,  të Forcës së Re Demokratike, subjektit më numrin më të madh të mandatëve në KK të Ulqinit, në këtë Koalicion Qeverisës,  madje iu drejtua edhe me një shkresë Nazif Cungut, kryetarit dhe Genci Nimanbegut, nënkryetarit të Forcës, të cilëve, sipas asaj që doli në shtyp dhe asaj që deklaroi nënkryetari i Forcës dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, z.G. Nimanbegu, janë iniciatorë të nismës për votëbesimin kryetarit të komunës së Ulqinit, z. Fatmir Gjekës, me të cilën i fton të ulemi në tavolinën e bisedimeve, aty ku u lidh edhe Koalicioni, se vetëm aty është vendi ku duhet të sqarohen dhe eliminohen ose jo mosmarrëveshjet.

Në shkresën, të cilën po e bëjmë publike, sqarojmë se ishin dhe janë arsyet objektive qëllimmire vendimtare për bërjen e saj publike (sot, pas disa ditësh).

Më poshtë po ju njoftojmë me shkresën në tërësi.

 

Nga ZYRA E LD në MZ-së PËR INFORMIM

 

Ulqin, më 15. 12. 2015

 

 

 

FORCËS SË RE DEMOKRATIKE

Kryetarit z. NAZIF CUNGU

 

U l q i n

 

Lënda: Propozim për bisedime për ruajtjen e Koalicionit ekzistues – shqiptar në nivelin e

Qeverisjes  Lokale në Ulqin

 

 

I nderuari z. kryetar,

 

Me datën 17 nëntor 2015, e martë, nënkryetari  i Forcës së Re Demokratike dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, sot në Malin e Zi, në mjetet e informimit publik ( në të përditshmen DAN, prej kah u shpërnda pothuaj nëpër gjithë portalet e rrjetat shoqërore) deklaroi se  deri në fund të këtij muaji mund të niset apo do të niset iniciativa për votëbesimin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka. Pastaj se Kryetari i DPS-it të Ulqinit kishte thënë, po për këtë gazetë, se pushteti aktual në Ulqin po numëron ditët e fundit… e kështu me radhë.

 

I shqetësuar për këtë, për të ardhmen e Koalicionit, nuk gjeta ndonjë përgjigje precize, as të subjektet e tjera, përbërëse të Koalicionit, por edhe thanë se e kanë lexuar këtë deklaratë të z. G. Nimanbegu, madje ka të dhëna se të tetë këshilltarët e FORCËS e kanë nënshkruar Iniciativën për votëbesimin  kryetarit aktual Fatmir Gjekës, i cili u zgjodh në këtë funksion qeverisës, pas formimit të Koalicionit Shqiptar  me votat e këshilltarëve të këtij Koalicioni, pra edhe me votën e këshilltarit të LD në MZ, z. Hajredin Kovaçi dhe ia kanë dorëzua DPS-it, si ofertë për një koalicion të ri  me ata!?

 

Për ne kjo ishte befasuese dhe e papranueshme, mu për faktin se një gjë e tillë, nuk ishte propozua nga ana e FORCËS që shqetësimi i tyre e jo më Iniciativa për votëbesim të shqyrtohej në tavolinën e Koalicionit, ashtu siç ishte dhe se ku ishte lidhë Koalicioni, çka do të ishte normale dhe rendi ,

obligimi ndaj përbërësve të Koalicionit dhe bazë e  parimit demokratik, po edhe kombëtar, pa prejudikua që t’ia marrim dikujt të drejtën e aq më pak FORCËS, e cila në kuadër të Koalicionit si subjekt ka më së shumti këshilltarë në KK të Ulqinit (8) dhe ka të drejtë të ketë vërejtje, kërkesa, të propozojë ndryshime, madje edhe të ndërrojë mendimin e vendimin, deri në shkëputje a shpërbërje të Koalicionit, por elementare do të ishte që edhe kjo apo këto të bëhen, se pari, në tavolinën e bisedimeve, aty ku edhe u lidh Koalicioni.

 

Duke u nisur nga sa më lart dhe duke marrë parasysh, faktin se LD në MZ si subjekti më i vjetër politik në përbërje të këtij Koalicioni,  të hënën, më 23.11. 2015, mora iniciativën  dhe i propozova z. G. Nimanbegu, nënkryetarit të FORCËS dhe kumtuesit të lajmit për votëbesim të Kryetarit të Komunës dhe Kryetarit të KKSH-së, që të ulemi e të pimë nga një kafe.

E falënderoj z. Nimanbegu i cili shprehu gatitshmërinë që të takoheshim madje menjëherë. Takimin e bëmë në lokalet e KKSH-së, ku i shpreha shqetësimin tim, dhe jo vetëm timin për iniciativën e tyre për votëbesim Kryetarit të Komunës, pasi kjo mund të sjellë deri të shpërbërja e Koalicionit dhe i propozova që ta shikojnë edhe një herë me kryetarin dhe udhëheqjen e partisë këtë çështje.

 

Po atë ditë, po në lokalet e KKSH-së bëmë edhe një takim, ku ishit edhe Ju zotëri kryetar, ku edhe Ju po ashtu  iu  shpreha shqetësimin tim për Iniciativën Tuaj dhe fatin e vazhdimit të Koalicionit. Ju z. Nazif, paraqitët  disa vërejtje për  punën e Kryetarit të Komunës z.F.Gjeka dhe pohuat se e kishit nis Iniciativën për votëbesimin e tij. Në fund, pas një bashkëbisedimi jo edhe të shkurtër, kërkova dhe iu propozova që të mendoni dhe të analizoni edhe një herë, edhe sukseset edhe mossukseset, edhe të metat e mangësitë edhe anët pozitive madje edhe rezultatet po edhe pasojat që do të kishte një prishje a shpërbërje e Koalicionit. Të ulemi dhe të bisedojmë, të shohim ku janë gabimet dhe çka duhet të ndërmerret për me vazhdua më tej, – ju thashë me dashamirësi, sinqeritet dhe përgjegjësi.

 

Zotëri kryetar i Partisë, zotëri Nazif Cunga, nisur nga fakti se pas këtyre kontakteve me Ju po edhe me palët e tjera të Koalicionit dhe me kryetarin e komunës, z. Fatmir Gjeka, nga Ju nuk arriti edhe asnjë iniciativë që të ulemi të gjithë së bashku e të shohim çka mund të bëjmë, prandaj sot  vendosa që edhe një herë t’ju drejtohem me propozim që të ulemi e të bisedojmë për me tejkalua problemet, nëse është e mundshme, deri sa ende besoj se nuk është vonë. Mund të shpëtojmë atë çka është më e nevojshme, UNITETIN, veprimin e përbashkët, kur dimë faktin se së shpejti, në pranverë ose në vjeshtë, do të kemi zgjedhjet parlamentare. Këtë e kërkon logjika e shëndoshë, rrethanat aktuale, ardhmëria, kombëtarja e demokracia.

 

Me respekt.

 

Ulqin, më 7. 12. 2015

 

MEHMET BARDHI, prof., kryetar i LD në MZ

 

 

Dërguar: 1 x  Genci Nimanbegut, nënkryetar i FORCËS dhe KRYETAR I KKSH-së

  • 1

    Radio