Kulturë Më shumë

Lazoja: Besoj në një të ardhme më të mirë për Qendrën Kulturore

Prej tvteuta16:54, 5 Dhjetor 2017

Njëri nga punonjësit e Qendrës për Kulturë në Ulqin, Cano Lazoja, tha për televizionin Teuta se rritja e buxhetit të dedikuar për këtë institucion në vitin 2018 është inkurajuese, edhe pse nuk do të mund të eliminojë problemet e grumbulluara ndër vite. Ai u shpreh i kënaqur me dinamikën e pagesës së mjeteve nga Komuna për këtë institucion në viitn 2017 dhe shprehu besimin se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sipas tij, mjetet e Komunës duhet të përdorën për pagat e puntorëve dhe shpenzimet  që ka Qendra për Kulturë, kurse manifestimet do të ishte mirë të financiheshin nga Organizata Turistike dhe institucionet e tjera që merren me promovimin e qytetit. Në këtë mënyrë , thotë Lazoja, do të lehtësohej barra financiare e Qendrës për Kulturë dhe do të mundësohej rikuperimi i saj financiar në një të ardhme të afërt.

  • 1

    Radio