Aktuale Më shumë

Latif Haxhibrahimi u zgjodh përfaqësues i shoqatës së ullishtarëve “Vaji i Ullirit i Ulqinit”

Prej tvteuta13:47, 25 Gusht 2023

Në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u mbajt kuvendi themelues i Shoqatës “Vaji i Ullirit i Ulqinit”, ku themelues janë pronarë të ullinjve të variatetit vajuku (zhutica).

Themelimi i kësaj shoqate u inicua nga Komuna e Ulqinit, gjegjësisht nga Sekretariati i Bujqësisë , Zhvillimit Rural dhe Ekologjisë.

Seanca u drejtua nga ullishtari Aleksandër Shkreli, i cili në të kaluarën ka qënë edhe menaxher i shoqatës së ullishtarëve “Valdanosi”, si dhe pjesëmarrës në disa projekte të lidhura me ullishtarinë. Bashkëkryesues i seancës ishte Bekim Shurdha –  ullishtarë, ndërsa nga komuna e Ulqinit ishte Arsllan Hajdinaga, i cili mbajti edhe procesverbalin e kësaj seance.

Qëllimi i themelimit të Shoqatës është formimi i mbrojtjes së origjinës të vajit të ullirit të Ulqinit nga vajuku (zhutica), si një hap i rëndësishëm në drejtim të brendimit të vajit të ullirit të Ulqinit, u shpreh ndër të tjera në fjalën e sajë sekretaria e Sekretariatit të Bujqësisë , Zhvillimit Rural dhe Ekologjisë, Zeqarije Sulejmani.

Ligjeratë me temën: Tradita në prodhimin e ushqimit,  mbajti Udhëheqësja e Departamentit për Skemat e Kualitetit, prodhimin organik dhe politikë e pronave bujëqsore, Ministria e Bujqësisë – Merisa Çekiq.

Në fillim të seancës ishin të parapara dy pika të rendit të ditës : Aprovimi i Statutit të shoqatës së ullishtarëve “Vaji i Ullirit i Ulqinit” dhe Emërimi i përsonit për përfaqësimin e shoqatës së ullishtarëve “Vaji i Ullirit i Ulqinit”. Megjithatë me propozimin e ullishtarëve u shtua edhe një pikë e tretë, ajo e zhgjedhjes së kryetarit të kuvendit të shoqatës në fjalë.

Me shumicë votash u aprovua statuti me ndryshimet e kërkuara, gjithashtu me shumicë të votave, Aleksandër Shkreli u zgjodh kryetari i kuvendit të shoqatës.

Ndërsa me shumicë të votava përfaqësues i shoqatës  “Vaji i Ullirit i Ulqinit” u emërua Latif Haxhibrahimi.

Haxhibrahimi në fjalën e tij u shpreh se kjo është një detyrë vullnetare të cilën ai e pranoi si një person i cili rrjedhë nga një familje me traditë të ullishtarisë si dhe ka përvojë në projektet ndërkombëtare.

Në ditët në vazhdim mbetet të bëhet regjistrimi i shoqatës dhe të fillohet me punë konkrete.

  • 1

    Radio