Lajmërim i Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme: Nesër erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu

Prej tvteuta15:48, 2 Mars 2020

Nga Drejtoria për situata të jazhtëzakonshme kanë paralajmëruar se ditën e nesërme me 3 mars në territorin e Malit të Zi, sidomos zonat qendrore dhe jugore, do të ketë mot me erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu. Pasdite dhe në mbrëmje në viset veriore edhe me reshje të dëborës. Nga drejtoria thonë se intenziteti i  shirave që priten mund të shkaktojë probleme të karakterit lokal dhe apelojnë tek qytetarët që aktivitetet e tyre ti përshtasin me situatën. Temperaturat e mëngjesit do të jenë prej 5-15 gradë kurse më e larta e ditës prej 6-16 gradë celzius.

  • 1

    Radio