Sporti Më shumë

West Hami, fitues i Ligës së Konferencës

Prej tvteuta13:39, 8 Qershor 2023

West Ham Unitedi ka shënuar suksesin historik në garat e organizuara nga UEFA. Të mërkurën në “Eden Arean” të Pragës në Republikën e Çekisë, skuadra e drejtuar nga David Moyes, ka triumfuar përballë Fiorentinas italiane me rezultatin 2:1.

Ishte finalja e Ligës së Konferencës, nivelit të tretë të garave për klube. Në ndeshjen e tensionuar, të parët që kaluan në epërsi ishin anglezët me golin e Mohamed Said Benrahmas në minutën e 62-të. Ai shënoi nga penalltia që u dha pas rishikimit të situatës në VAR.

Gjyqtari kryesor Carlos Del Cerro, pa prekje me dorë të kapitenit të Fiorentinas, Cristiano Biraghi. Vetëm pesë minuta zgjati epërsia e anglezëve, pasi Giacomo Bonaventura barazoi shifrat menjëherë. Ai u asistua nga Nicolas Gonzalez. West Hami nuk u ndal dhe shokoi italianët në minutën e fundit të ndeshjes. Jarrod Bowen pranoi top të mira nga Lucas Paqueta dhe nuk gaboi përballë portierit kundërshtarë për 2:1.

Ky ishte trofeu i parë madhor i fituar nga skuadra e West Hamit në 43 vjet. “Çekanët” e kishin fituar Kupën FA në vitin 1980. Ishte edhe trofeu i dytë evropian i fituar nga West Hami. Në edicionin 1964/65, West Hami e kishte fituar trofeun e Kupës së Fituesve të Kupave.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio