Vuçiq në Kosovë
Prej tvteuta14:23, 12 Janar 2015
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, pritet të qëndrojë nga dita e hënë deri më 14 janar në Kosovë për festat e fillim vitit të komunitetit ortodoks.
Mediat e Prishtinës në gjuhën shqipe raportojnë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress se Qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse, pa sqaruar nëse i ka lejuar një gjë të tillë.