Vizit e disa pikave turistike të Ulqinit
Prej tvteuta11:02, 14 Prill 2015
Fed Cup, Turenu i nivelit botëror i tenisit i cili do të mbahet në terent e klubit Belvi solli në Ulqin tenisier nga 14 shtete të botës , data 13 prill shënon edhe hapjen solemne të tij. Paraditja e ditës së hëne i është kushtuar organizimit të shetitjes nëpër qytet, me qëllim të njohjes më nga afër të çdo pjesë të qytetit të Ulqinit, ku padyshim nuk mund të anashkalohej edhe qyteti i vjetër, aty ku edhe u takuam me të gjithe sportistët. Vërehej entuziazmi dhe kënaqësia e tyre që janë në këtë vend të vogël por kaq të bukur siç u shprehën ata.
Armend Milla PR i këtij turneu duke cekur atë se ky është viti i dytë që Fed Cup mbahet në Ulqin , shprehet i kënqur që kësaj here organizimi po shkon në mënyrë më të mirë të mundshëm.
Milla poashtu shtoi se lojtarët eminent priten që të vijnë me komplet stafin e tyre.
Organizator të këtij turneu janë Tennis Club Bellevue , Asociata e tenisit të Malit të Zi. Ndërsa sponzor BNP Paribas, Cungu & Co , Organizata Turistike e Ulqinit , Uniqa, Aurora Mobil.