Viti 2023 është “Viti i Xhubletës” (VIDEO)
Prej tvteuta09:32, 15 Maj 2023
Me pranimin e Xhubletës, veshjes kombëtare të malësorëve në UNESCO, komuna e Tuzit ka marrë iniciativën që këtë Vendim ta shënoj përmes aktiviteteve të shumta. “Viti i Xhubletës” është shpallur viti 2023 ku në periudhën në vazhdim me rastin e kësaj ngjarje të rëndësishme do të organizohen disa aktivitete, thotë Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Veprimtari komunale pranë Komunës së Tuzit.
Ujkaj njoftoj se ato si komunë kanë dërguar kërkesë Postës së Malit të Zi që logoja e xhubletës të bëhet pullë postare, poashtu logoja e xhubletës do të përdoret në të gjitha dokumentat zyrtare të komunës. Ajo gjithashtu tregoj që në muajin korrik do të organizohen dy aktivitete të rëndësishme, siç është Simpoziumi shkëncorë për studimin e xhubletës, pas asaj do të ketë edhe një sfilatë me këtë temë. “Kolonia artistike” që është aktivitet tradicional këtë vit temë do të ketë xhubletën, shton Ujkaj.