Vit me shume sfida(video mesazhet nga politikanet)
Prej tvteuta21:41, 4 Janar 2015
Viti që lamë pas sipas të gjithë politikanëve ishte një vit me plot sfida,vit me shumë peripeti të ndryshme.
Si nga pozita ashtu edhe nga opozita janë të pajtimit që është mundur shumë më tepër të arrihet,por në të njëjtën kohë shtojnë që kriza globale ekonomike që ka përfshirë rruzullin tokësor,këtë vit është ndijer më shumë në komunën tonë. Duhet një harmonizim më i mirë brenda koalicionit qeverisës,çdo herë barra i bije kapitenit të anies, por përgjegjësia patjetër bije mbi të gjithë ata që lundrojnë me anije,andaj është koha,është momenti ku të gjithë duhet ti qasen relaizimit të projekteve që premtuan në fushatën parazgjedhore. Jetë më të mirë,paga të rregullta,punësim të të rinjve,ndërtim të hoteleve,përmirsim të infrastrukturës,përgjegjësi më të madhe ndaj atyre që ju dhanë voten.
Për të pasur një paqyrim të gjendjes aktuale në komunën tonë kemi marrë opinionin e liderëve politik ku ju kemi shtruar të njëjtën pyetje ,si e vlersoni vitin 2014, dhe çfarë pritet në vitin 2015 ?Përgjigjet nuk lanë shumë vend për të festuar.
Nuk ka optimizëm të madh,si duket na pret edhe një vit i vështir,dhe duhet shtërnguarr rripat edhe më shumë,as nga babadimri nuk mund të presim dhurata,sepse rrugët janë të ngrira dhe jemi shumë larg nga qendra ,ashtu si xhepat e shumicës së qytetarëve tanë.
Thonë që shpresa vdes e fundit,edhe neve do shpresojmë për një vit të mbarë,vit me shumë punë,dhe me shumë suksese.Por nëse bazohemi në ate çfarë deklaruan liderët politik nuk jemi të sigurt se çfarë na pret.
Në fund të gjithë liderët uruan qytetarët tanë për një vit më të mbarë,më me prespektiv dhe më të bereqetshëm.