Ekonomi Më shumë

Vit i krizës financiare(anketa me qytetare)

Prej tvteuta22:09, 4 Janar 2015

 

Nata e ndërrimit të mot moteve po afrohet ,dikur moti qytetarët tanë me ditë janë përgatitur që sa me tryeza të begata të presin Vitin e Ri,por patjetër që pjesa dërmuese e popullatës e ka pritur nëpër objekte të ndryshme hoteliere në qytet por edhe jashtë vendit.

Pothuajse çdo gjë ka stagnuar,gjendja ekonomike sa vjen e vështirësohet,rrogat  janë minimale, më të ulëta në nivelin e Malit të Zi, kështu tregojnë analizat që ka publikuar Monstat ,përndryshe rroga mesatare në komunën e Ulqinit është 379 euro,0,3 % më e lartë se një vit më herët,që do të thotë përsëri kemi pagat më të ulëta në nivel të Malit të Zi ku ajo në prill të këtij viti ishte 474 euro.

Nëse përsëri i referohemi të dhënave të Monstatit del që vlera totale e shportës minimale të konsumit për nëntor të vitit 2014 qëndron 798,5 euro.

Ekonomija në shkaterrim e sipër,nuk mund të rimkëmbëmi,pasi që privatizimi i  pothuaj se çdo objekti hotelier dhe sipërmarrjeve ka dështuar totalisht. Kriza  globale ekonomike ka prekur thellë në qytetin tonë.

Në Entin për punësim presin 1,166 persona ,ku 2 prej tyre janë doktor shkencash ,por nga numri i atyre që presin për punësim çereku i të evidentuarëve është me arsim të lartë,gjithsejt 322 persona.

Rinija nuk sheh perspektive,dhe jemi dëshmitar që dita ditës të rinjtë tanë pas përfundimit të studimeve  marrin rrugat e kurbetit për të kërrkuar punë dhe siguruar kafshatën e gojës.

Për të pasqyruar më së miri atë çfarë shënuam më lartë dëshmon edhe anketa që kemi zhvilluar me klaimtarë rasti të pyetur ku do të shkojnë për natën e vitit të ri dhe a I lejojnë kushtet ekonomike .

 

Të anketuarit në përgjithësi thanë që nuk i lejojnë kushtet financiare të dalin jasht ambijentit familjar,edhe pse kanë dëshirë.Disa nga to shprehen se për familjarët në Ulqin nuk ka më organizime siç kishte dikur.

 

Duke mos dashur të jemë pesimiste,por duke folur realitetin mendoj që duhet kaluar vite të tëra që ky qytet të rimkëmbet dhe të zgjohet nga gjumi dimeror,kemi potenciale edhe njerëzore dhe natyrore,por duhet vetëm në vende të caktuara njerëz të profileve përkatëse,duke mos I dirigjuar partitë politike,por duke vlerësuar aftësitë profesionale dhe përvojen tyre.

 

 

 

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio