Vdiq çiklisti Mader pas aksidentit në “Tour de Suisse”
Prej tvteuta10:30, 17 Qershor 2023
Ka vdekur në moshën 26-vjeçare çiklisti zviceran, Gino Mader, pas aksidentit që e pati në “Tour de Suisse”.
Çiklisti i ekipit “Bahrain Victorious” në shpejtësi të madhe u përplas me amerikanin 21-vjeçar, Magnus Sheffield, të enjten, dhe ra në një luginë.
Ai u dërgua i gjallë në spital në Chur, por u nda nga jeta të premten në mëngjes.
Gara që duhej të vazhdonte të premten u anulua në nder të Maderit.
“Gino ishte sportist i jashtëzakonshëm, i vendosur, dhe anëtar i çmuar i ekipit tonë dhe i gjithë komunitetit të çiklizmit. Talenti, përkushtimi dhe pasioni i tij për këtë sport na ka inspiruar të gjithëve”, ka thënë ekipi i Maderit.