Vala verore e koronavirusit në Mal të Zi: Është rritur numri i të infektuarve
Prej tvteuta13:37, 20 Gusht 2024
Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se numri i të infektuarve me koronavirus është në rritje në mbarë botën, një rritje e numrit të të sëmurëve me koronavirus është e dukshme në Mal të Zi gjatë stinës së verës. Këtë e ka konfirmuar për Portalin RTMZ Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi, duke theksuar se nuk është regjistruar rritje e shpeshtësisë së formave të rënda të sëmundjes.
ISHP njoftoi se ka pasur një rritje të numrit të infeksioneve të konfirmuara laboratorike nga SARS-CoV 2 që nga qershori, ndërsa një trend i njëjtë është regjistruar në gjysmën e parë të gushtit.
“Në periudhën 1-15 gusht në institucionet shëndetësore publike janë testuar 2306 persona, nga të cilët 442 kanë rezultuar pozitiv për praninë e SARS-CoV në kampion. Në të njëjtën periudhë janë testuar 843 mostra në institucionet shëndetësore private, nga të cilat 261 ishin me rezultat pozitiv”, theksuan përfaqësuesit e ISHP-së.
Ata tregojnë se përvoja e fituar gjatë viteve të fundit tregon se COVID-19 nuk ndjek modele të qarta sezonale si viruset e tjera të frymëmarrjes (p.sh. gripi) që aktivizohen në fund të vjeshtës, dimrit dhe pranverës së hershme.
“Kur bëhet fjalë për aktivitetin e SARS-CoV-2, rritje e numrit të të infektuarve mund të ndodhë në çdo kohë të vitit dhe shfaqja e “valëve verore” të COVID-19 është regjistruar edhe në vitet e mëparshme“, tha Instituti për Shëndet Publik.