Aktuale Më shumë

Ushqyerja e shëndetshme e fëmijëve dhe rëndësia e të ushqyerit së bashku me familje

Prej tvteuta12:19, 21 Shtator 2022

Ushqimi dhe ushqyerja e fëmijëve bazohet në të njëjtat parime si për të rriturit. Fëmijët kanë nevojë për të njëjtat lëndë ushqyese si të rriturit, por në sasi të ndryshme.

Ushqyerja e shëndetshme veçanërisht gjatë 2 viteve të para të jetës është e rëndësishme për zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës.

Nëse fëmijët nuk marrin sasitë e duhura të makroelementëve si proteina, yndyra dhe karbohidrate dhe mikroelemente si vitamina A, jod, hekur dhe zink, ata mund të sëmuren, të kenë rritje dhe zhvillim jo të mirë që mund të ketë efekte negative permanente përtej fëmijërisë. Ushqimi optimal dhe korrigjimi i deficiteve ushqyese gjatë viteve të para kanë një rëndësi të veçantë pasi pas moshës 2 vjeç, ndryshimi mund të bëhet shumë i vështirë.
Fillimi herët i praktikave të mira ushqimore mund t’i ndihmojë fëmijët të zhvillojnë modele të shëndetshme të ushqyerjes. Shumë fëmijë dhe familje sot kanë orare të zëna dhe kjo e bënë të vështirë të ulen në vakte shtëpiake çdo ditë dhe të ushqehen shëndetshëm duke u prirur të konsumojnë ushqime të pashëndetshme, të cilat pasohen nga efekte negative në shëndetin e fëmijës. Disa nga problemet që shkaktojnë ushqime jo të shëndetshme mund të vazhdojnë edhe në moshën e rritur duke rritur rriskun e  zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Ushqyerja së bashku, rregullisht me familjen është:

-Një mundësi për tu dhënë siguri dhe reahati fëmijës, një mundësi për të folur dhe njohur fëmijën për atë që po ndodh në jetën e tij, në mënyrë që të krijohen lidhje më të forta midis anëtarëve të familjes;

-Një mundësi për të monitoruar sjelljen e ngrënies, për të parë se çfarë dhe si hanë për të parë nëse ka ndonjë gjë që mund të bëni për të inkurajuar sjellje më të mira;

-Një mundësi për të dhënë shembull për fëmijën tuaj; nëse ju vetë përgatitni dhe hani ushqime të shëndetshme, edhe fëmija juaj do të ushqehet shëndetshëm, pra fëmija do të adoptojë të njëjtin qëndrim.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio