Sporti Më shumë

Ulqini Open 2015

Prej tvteuta15:43, 7 Prill 2015

Ditën e diele me datën 5 prill në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Ulqinit u mbajt turneu i XIV ndërkombëtar i karates “ULQINI OPEN 2015” në sallën e shkollës fillore Marshali Tito. Ky turne përkoi edhe me 40- vjetorin e klubit të karatesë “Ulqini” i cili ishte edhe organizator i këtij aktiviteti së bashku me Komunën e Ulqinit si dhe me federatën e karatesë së Malit të Zi.

Në këtë turne morrën pjesë 851 garues nga 6 klube nga 10 shtete, si nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia, Sërbia, Kroacia , Bosna dhe Hercegovina, Gjermania , Britania e Madhe  dhe Mali i Zi.

Klubi i karatesë “Ulqini” është klubi i parë i themëluar si në Ulqin ashtu edhe në Mal të Zi në vitin 1975, ndërsa nga viti 1985 vazhdon punën e vet si klub i pavarur.

Trajneri i parë i këtij klubi është Gjergj Daboviq.

Nga klubi i karatesë “Ulqini” u dorëzua mirënjohje kryetarit të federatës së karates së Kosovës Fadil Arifit, për bashkëpunimin e mirë në mes tyre.

Mirënjohje u dorëzua edhe për kryetarin e federatës së karates së Shqiperisë Parit Dule, duke pasur gjithashtu një bashkepunim të mirë gjate gjith këtyre viteve.

Mirënjohje për bashkëpunimin e mirë u dorëzuan edhe për federatën e Malit të Zi, për kryetarin e unionit të karates së shqiptarëve nga Maqedonia, si dhe bashkëpuntorit të ngushtë Dragan Drackoviq.

Duke qenë se Ulqini po dëshmon se jo vetëm që është vend tursitik por edhe një vend i sportistëve, drejtoresha e organizatës turistike Zana Sarvan premton se në të ardhmen muaji prill do të jetë muaji i sportit në Ulqin.

Hapjen e këtij turneu të XIV ndërkombetar e bëri i zoti i shtëpis, i pari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, ku para fjalës së tije dhuroj mirënjohje për ambasadorin e republikës së Shqipëris në Mal të Zi Ernal Filo.

Turneu u zhvillua në frymën pozitive të garës , duke u zhvilluar gjithcka në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Vendin e parë në plasim gjeneral e zuri Klubi i Tivarit, vendin e dytë karate klubi Omladinac nga Podgorica,  vendin e tretë karate klubi Forca nga Shkupi, vendin e katërt  Buduqnost e Podogoricës.

Garauesi më i mirë u shpall Mario Hoxhiq nga klubi Omlladinac, ndërsa garuesja më e mirë Jovana Mariq e klubit Buduqnost.

Unioni i karates Rei dhe Ulqini si nikoqir të turenut nuk morën pjesë në garë, duke treguar kështu mikëpritjen e tyre.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio