Aktuale Më shumë

Ukraina mbyll rubinetin e gazit rus

Prej tvteuta13:01, 28 Gusht 2024

Ukraina nuk ka ndërmend që të zgjasë përtej këtij viti marrëveshjen e nënshkruar vite më parë me Rusinë për kalimin tranzit të gazit. Aktualisht, edhe pse dy vendet janë në luftë gazi rrjedh nëpër tubacionet për vendet që vazhdojnë të furnizohen nga Rusia me këtë produkt.
Pas sanksioneve, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë tre vendet që përdorin më shumë gazin rus në Europë. Deklarata për të mos zgjatur marrëveshjen e kalimit të gazit u bë nga Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, që tha se gjithsesi ai do të konsiderojë kërkesat e kompanive europiane.
“Askush nuk do të zgjasë marrëveshjen me Rusinë. Kjo çështje është e mbyllur.
Sa për tranzitin e gazit nga kompanitë e tjera, nëse kemi kërkesa nga partnerët europianë, do të vlerësojmë propozimet e tyre”, tha Zelenski.
Presidenti ukrainas komentoi edhe vizitën e Putinit në Azerbajxhan. Ai tha se nuk ishte në dijeni të diskutimeve mes presidentit rus dhe homologut të tij azer, Ilham Aliev. Azerbajxhani është sot ndër furnizuesit kryesor me gaz të Bashkimit Europian përmes gazsjellësit TAP, që kalon edhe përmes Shqipërisë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio