Aktuale Më shumë

U mbajtë “Pranvera në Anë të Malit” organizuar nga Shoqata “Ora”

Prej tvteuta20:07, 30 Maj 2023

Shoqata “Ora” ka organizuar  më datat 26, 27, 28 maj 2023 edicionin e 17-të të manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit”. Cikli Ana e Malit ndër vite

Në natën e parë,në parkun familjar Hajdari  u shfaq koncerti premierë me muzikë klasike shqiptare i Orkestrës Simfonike të Shkodrës nën dirigjimin e Jetmir Barbullushi dhe Korit Polifonik “Prenk Jakova”  nga Shkodra , udhëhequr nga mjeshtri i korit Gjon Shllaku.

Hapjen e bëri kryetarja e kësaj shoqate Arjeta Lika –Kurti,

Programi u moderua nga çifti Simon dhe  Eliona Shkreli.

Ditën e dytë (e shtunë, më 27 maj 2023, ora 17:00, Muzeu Etnografik – Draginë) do të bëhet përurimi i librit të Gjekë Gjonajt “Ana e Malit sipas një trieshiani”.

Dita e tretë  , në parkun familjar Hajdari ,u shfaq  program argëtues për fëmijë dhe të rritur me lojëra tradicionale, gara sportive, muzikë, ushqime tradicionale etj.

Vizitorët ishin të kënaqur me organizim .

Poashtu edhe pjesmarrësi nga Tetova i cili u prezantua me këngë rapsode u shfaq i knaqur me organizim si dhe falemnderues për ftesën , të cilën e mban mend që nga takimi me të ndjerin Dritan Kurti , ish kryetarin e shoqatës “Ora”

Ndërsa në lojërat tradicionale si dhe hedhja me gurë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve .

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, sonte në orën 20:30

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio