Shëndeti Më shumë

Tri përfitimet kryesore nga shega për shëndetin tonë

Prej tvteuta15:41, 4 Nëntor 2022

Shega është plot me substanca të vlefshme ushqyese si taninat e hidrolizueshme, flavonolet, antocianinat, si dhe acidet fenolike dhe organike.

Hulumtimet kanë treguar se këto komponime kanë përfitime të shumta shëndetësore dhe mund të mbrojnë kundër kushteve dhe sëmundjeve të caktuara metabolike.

Dietologët kanë veçuar tri përfitime kryesore të shegës për shëndetin tonë:

Një nga funksionet më të rëndësishme shëndetësore të shegës është efekti i saj në mikrobiotën e zorrëve dhe përdorimi i mundshëm i saj si agjent antimikrobik.

Shega rrit bakteret  miqësore me zorrët që mund të na mbrojë nga zhvillimi i diabetit, inflamacionit dhe çrregullimeve metabolike.

Përveç kësaj, fibra nga farat e shegës kontribuon në shëndetin e zorrëve duke shërbyer si prebiotik dhe siguron sasinë e nevojshme për të mbajtur jashtëqitjen e rregullt dhe për të optimizuar shëndetin e sistemit tretës, transmeton Kosovapress.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio