Tri ditë festë dhe pije alkoolike – Grealish arrin i rraskapitur në tubim te Anglia
Prej tvteuta19:20, 14 Qershor 2023
Jack Grealish festoi sezonin fantastik të Manchester Cityt duke mos e larguar alkoolin nga dora për asnjë moment .
Të shtunën anglezët fituan Ligën e Kampionëve ndaj Interit me rezultat 1-0, ndërsa më parë fituan Ligën Premier dhe FA Cup.
Grealish udhëhoqi festimin e Man Cityt dhe nuk është ndalur për tre ditësh. Ai filloi me alkool të shtunën në Stamboll, menjëherë pas triumfit ndaj Interit për titullin evropian.
𝙍𝑶𝙄 𝘿𝑬 𝑴𝘼𝑵𝘾𝑯𝙀𝑺𝙏𝑬𝙍 🇧🇼
𝑹𝙊𝑰 𝑫’𝑨𝙉𝑮𝙇𝑬𝙏𝑬𝙍𝑹𝙀 🏴
𝑹𝙊𝑰 𝑫’𝑬𝙐𝑹𝙊𝑷𝙀 🇪🇺𝑴𝑨𝑵𝑪𝑯𝑬𝑺𝑻𝑬𝑹 𝑪𝑰𝑻𝒀 𝑭𝑶𝑶𝑻𝑩𝑨𝑳𝑳 𝑪𝑳𝑼𝑩. 👑 pic.twitter.com/IwtAsKJ30k
— Blue Moon (@FRBlueMoon) June 12, 2023
Vazhdoi një ditë më vonë në Ibiza, ku skuadra festoi dhe u ngroh për festën kryesore. Ai ishte të hënën në Mançester. Natyrisht, aty në krye ishte Grealish, i cili tregoi se tre ditë nuk kishte fjetur fare, vetëm kishte pirë e kishte bërë festë. Pamjet e festimeve të tij vërshuan rrjetet sociale dhe tani argëtimit i ka ardhur fundi.
Grealish is STILL on it !! 🤣🤣🤣🤣🤣 pic.twitter.com/WSOFF52wfd
— Adam Smithy (@AdamJSmithy) June 12, 2023
Grealish iu bashkua kombëtares së Anglisë mbrëmjen e djeshme. Lojtarëve të Man Cityt iu dhanë disa ditë pushim për të festuar dhe rikuperuar dhe Grealish mbërriti në takim i lodhur.
Megjithatë, ai pozoi për foto me shokët e klubit: Kyle Ëalker, Kalvin Phillips, John Stones dhe Phil Foden.
Our @ChampionsLeague winners at St. George's Park! 🏴 pic.twitter.com/7y7WqSCdg9
— England (@England) June 14, 2023
Grealish duket pa gjumë në foto, por ai do të duhet të jetë gati për të shtunën teksa Anglia viziton Maltën në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.