Aktuale Më shumë

Të dielën protesta e “Malit të Zi të lirë për Palestinën e lirë”

Prej tvteuta11:37, 17 Shtator 2024

Marshi i paqes dhe protesta “Mali i Zi i lirë për Palestinë të lirë” do të mbahet të dielën nga ora 14 para Kuvendit të Malit të Zi, njoftoi Lëvizja e Solidaritetit me Palestinën e Malit të Zi.

“Për shkak të vendimit të Parlamentit të Malit të Zi dhe deputetëve të tij për të mos mbështetur të drejtën themelore demokratike të qytetarëve të shprehur në peticionin për miratimin e rezolutës për dënimin e krimeve të Izraelit në Palestinë, e cila mblodhi një numër të mjaftueshëm nënshkrimesh brenda 24 orë, Lëvizja e Solidaritetit me Palestinën do të organizojë një protestë të madhe “Mali i Zi i lirë për Palestinën e lirë”, thuhet në njoftim.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkohen me ta në një protestë dhe marshim paqeje më 22 shtator në orën 14:00 për të shprehur mbështetjen për popullin palestinez, i cili sipas tyre po përballet me krime gjithnjë e më brutale dhe gjenocid nga Izraeli.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq dhe deputetëve që të realizojnë të drejtën tonë themelore demokratike, e cila është shprehur në peticion”, thuhet në njoftim.

Përveç tij, ata ftuan edhe të gjithë kryetarët e klubeve partiake që të vendosin në procedurë parlamentare propozimin për rezolutën për dënimin e krimeve të Izraelit në Palestinë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio