Aktuale Më shumë

“Të caktohet një mbledhje e Këshillit sa më shpejt dhe të zgjidhet një shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm”

Prej tvteuta13:19, 16 Shtator 2024

Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq bëri thirrje që sa më shpejt të caktohet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe të zgjidhet shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi.

“Tani duhet urgjentisht serioziteti dhe përgjegjësia e të gjithë përgjegjësve dhe apeloj që sa më parë të caktohet seanca e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe të merret vendimi për shkarkimin e shefit aktual të Shtabit të Përgjithshëm, si dhe një vendim për emërimin e shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi dhe në këtë mënyrë të sigurohet funksionimi i qetë i Ushtrisë së Malit të Zi dhe të sigurohet vazhdimësia dhe zinxhiri funksional komandues”, thuhet në njoftimin e Krapoviq.

Ai përshëndeti gjestin e përgjegjësisë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Llazareviq.

“Unë vetë në disa raste kam paralajmëruar që sektori i mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi të mos tolerojnë politikën ditore dhe të mos bëjnë fushatë për zgjedhjet lokale përmes sistemit të mbrojtjes. Ishte e paqartë, besoj se ky gjest i gjeneral brigade Zoran Llazareviq u dha fund të gjitha dilemave dhe keqkuptimeve të mundshme”, ka përfunduar Krapoviq.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio