Takimi i kryetarit Gjeka me Sindikatat e Lira(VIDEO)
Prej tvteuta23:04, 4 Janar 2015
Kryetari i Unionit të Sindikatave të Lira në Mal të Zi Srgjan Kekoviq , si dhe kryetari i Unionit të Sindikatave të lira me seli në Ulqin Asllan Zeneli u takuan me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Është ky takimi i parë zyrtar që realizuan kryetari Gjeka dhe Kekoviq.
U hapën shumë çështje sociale,gjendja e rëndë e punëtorëve në Kripore,pastaj u fol edhe për ndërmarrjet e falimentuara,por edhe për gjendjen e punëtorëve në ndërmarrjet publike ku është themeluese komuna e Ulqinit.
U vlerësua që gjendja sociale e punëtorëve nuk është e lakmueshme,pasi që me vite të tëra janë grumbulluar probleme të natyrave të ndryshme,por që punohet në mënyrë permanente për zbutjen e situatës së krijuar.
Kryetari Gjeka pas takimit me përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi,deklaroi për televizionin Teuta se përveç temave të lartpërmendura është folur edhe për mundësin e dhënës së një trualli ku do të ishin ndërtuar disa banesa solidare,për personat që nuk e kanë të zgjedhur statusin e strehimit e që janë në gjendje të rëndë materiale