Nikshiq: Kapen 300 kilogramë drogë skunk

Zyrtarët e Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, kanë parandaluar kontrabandën e rreth 300 kilogramëve të lëndës narkotike skunk.

Ky i fundit është gjetur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Vraçenoviq, në një kamion frigorifer i drejtuar nga shtetasi malazez M.N. (1995) nga Nikshiqi.

Nga kontrolli i detajuar në çatinë e frigoriferit, në një depo të punuar posaçërisht, janë gjetur 295 pako me drogë, me peshë rreth 300 kilogramë, raporton rtcg.

Automjeti është dashur të vazhdojë nga vendkalimi kufitar Vraçenoviqi në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës.

“Policët kanë arrestuar një të dyshuar i cili do të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit në Podgoricë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftim e organeve policore. /Telegrafi/

Fronti Demokratik: Abazoviq kërkon pozitën e kryeministrit të Malit të Zi

Njëri nga drejtuesit e Frontit Demokratik, Milan Knezeviq, njoftoi se partia e tyre do të zbulojë të hënën një platformë për tejkalimin e krizës politike. Ajo përfshin zgjedhjen e një qeverie të re.

Knezeviq i bëri thirrje liderit të URA-s që mos t’i bashkohet opozitës për ndryshime të reja në postin e kryeministrit, por edhe në iniciativa të tjera, raporton b92.

“Nuk është e vërtetë që FD-ja ka hequr dorë nga riformatimi i qeverisë. Përkundrazi, kolegu im Dritan Abazoviq e hodhi poshtë këtë mundësi, duke kërkuar ekskluzivisht që të jetë kryeministër dhe model i mbështetjes së minoriteteve”, tha Knezeviq.

Siç theksoi ai, kjo do të jetë oferta e fundit e Frontit Demokratik. “Ne nuk po kërcënojmë askënd, vetëm po themi se nuk do të lejojmë më poshtërimin e qytetarëve që votuan për ndryshime më 30 gusht 2020″, pohoi ai.

Miratohet përsëri Ligji mbi prokurorinë

Parlamenti i Malit të Zi miratoi ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit për herë të dytë , pasi Presidenti i Malit të Zi , Millo Gjukanoviq refuzoi të nënshkruajë atë akt .

41 deputetë të Qeverisë votuan për ndryshimet në atë ligj . Deputetet  e opozotës nuk ishin në Kuvend kur u votua akti .

Duhet të kujtojmë se Presidenti Millo Gjukanoviq e ka kthyer nδ Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Prokurorinë e Shtetit .

Në Shqipri pa leje ndërkombëtare

 

Marrëveshja mbi njohjen reciproke të lejes së vozitjes e nënshkruar nga Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Igor Llukshiq, dhe Ministri i transportit dhe infrastruktures së Republikes së Shqipërisë Edmond Haxhinasto. Kjo do të thotë se qytetarëve të Malit të Zi nuk u duhet më leja ndërkombëtare e vozitjes së makinave nëse shkojnë me makinën e vet në Shqipëri. Poashtu as shtetasve të Shqiprise të cilët me makin hyjnë në Malin e Zi.

Gjukanoviq uron Mustafen

Kryetari i qeverisë se Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar telegram urimi homologut të tij kosovar Isa Mustafës me rastin e marrjes së kësaj detyre. Mali i Zi mbetet i përkushtuar në mënyrë të gjithanëshme të përforcimit të marrëdhenieve dypalëshe me Kosovën në të gjitha fushat e jetës që kanë interes reciprok duke vazhduar drejt qëllimit të të dy shteteve, rrugës Europiane dhe Euroatlantike. Kryeministri Gjukanoviq e sheh me rëndesi zgjedhjen e re të qeverisë së Kosovës si një hap të rëndësishem drejt ndërtimit të shoqerisë moderne të zhvilluar europiane.

 

Miqësi e sinqertë

Miqësia e sinqertë karakterizon marrëdheniet mes Maqedonisë dhe Malit të Zi, ka thënë kryetari i atij vendi Gjorgje Ivanov, duke marr letrat kredenciale të ambasadorit malazias Predrag Mitroviq. Ivanov ka shtuar se Maqedonia dhe Mali i Zi kane një dialog në kontinuitet dhe të hapur, bashkëpunim të frytëshem me të gjitha fushat e interesit të përbashkët, perkrahjen reciproke, në rajon si dhe në planin shumë palësh.

 

Asnjë kthim

Kryeministri malazias Millo Gjukanoviq ka deklaruar se nuk ka regjistruar asnjë devijim të Malit të Zi nga rruga europiane dhe euroatlantike. Ai ka komentuar deklaratën e kryetarit të kuvendit Ranko Krivokapiq, i cili ka thënë se disa devijime të Malit të Zi nga rruga për në NATO dhe Bashkimin Europian, ndoshta ekzistojne, por “ende jemi në kohë që ti permisojmë”. Perfundimisht devijimi  nuk do të ndikonte që të mos merrnin deri në fund të vitit të ardheshëm ftesë për në Kardif, nëse nuk vazhdojme realizimin me sukses të reformave si vendi i vetëm midis dy Samiteve e jo drejtëperdrejt në Samit, – ka thënë Gjukanoviq.

Braun: NATO nuk do të thotë ndërprerjen e lidhjeve me Rusi

Bashkangjitja ne NATO nuk do të thotë që Mali i Zi duhet të ndërpres lidhjet e saja historike me Rusin – ka deklaurar ambasadoria amerikane Su Kei Braun, duke theksuar se fatkeqësisht vendimi i Malit të Zi që të anoje kah antarësimi në Alians dhe Unionin Europian shpeshherë është paraqitur si vendim antirus.

 

Konferenca Trilaterale-video

Konferenca trilaterale Mali i Zi, Shqipëri, Kosove me temen bosht  “mundësite e zhvillimit të përbashket turistik dhe promovimi i prodhimeve” ka tubuar  përfaqesues eminent nga fusha e turizmit së tri shteteve. Fokusi i konferencës ishte analizimi dhe identifikimi i resurseve të përbashketa me qëllim të gjeneralizimit rajonal të prodhimeve turistike dhe promovimit të përbashkët.

 

Seancë e posaçme

Këshilli antikorrupsion, me rastin e ditës ndërkombetare të luftës kundër kësaj dukurije, sot do të ketë seanc të posaçme në të cilën do të jetë i pranishem edhe shefi i delegacionit Europian në Mal të Zi, Mitja Drobniq. Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit është themëluar që në vitin 2003 nga kuvendi i Kombëve të Bashkuara me qëllim që të zbulohet problemi i korrupsionit dhe roli i Kombëve të Bashkuara per çrrenjosjen e tij. Ministri i drejtësise Dushko Markoviq ka thënë se në Malin e Zi vazhdimisht bëhen perpjekje me qëllim të përforcimit të efikasitetit, koordinimit dhe kapaciteve antikorrupsion.

Kërkon te drejtat ne Strasburg

Eurofond kërkon mbrojtjen e të drejtave të veta në Strasburg. Në të vërtet, eurofondi ka deponuar parashtres në gjykaten europiane mbi të drejtat e njeriut në Strasburg kunder shtetit të Malit të Zi. Ai ankohet në vendimin e kuvendit të Malit të Zi nga korriku i vitit 2012 kur, vendoset që kryporja nuk mund të shërbeje si tok ndërtimore.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio