Deputeti Genci Nimanbegu takohet me senatorët amerikan Chris Murphy dhe Gary Peters

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu dhe përfaqësuesit e opozitës dhe partive të pakicave kombëtare u takuan dje me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po qëndrojnë në Malin e Zi.

Në takimin me senatorët amerikanë Murphy dhe Peters, kryetari Nimanbegu foli mbi forcimin e demokracisë në Mal të Zi dhe vëmendjen e SHBA-së ndaj pozitës së pakicave kombëtare. Me theks të veçantë është diskutuar për pritshmëritë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe domosdoshmërinë e decentralizimit të pushtetit në drejtim të kërkesave të shqiptarëve. Kjo është theksuar për faktin se dy qeveritë në dy vitet e fundit janë marrë shumë pak me këto çështje.

Barazia e shqiptarëve në Mal të Zi, bashkimi i politikës dhe zhvillimi ekonomik janë prioritetet tona – theksoi Nimanbegu.

Deputeti Nimanbegu falënderoj senatorët amerikanë për vizitën e tyre dhe theksoj rëndësinë që  partneriteti me SHBA është jetik për Malin e Zi dhe rajonin.

Senatorët Murphy dhe Peters vlerësuan arritjet politike sa i takon forcimit  të politikës që përkrah proceset euroatlantike dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe ndihmë të vazhdueshme në këtë drejtim.

 Forca e Re Demokratike

Nimanbegu: Duam udheheqje te ndershme, transparente dhe te barabarte per te gjithe qytetaret

Pas  shpalljes se rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve lokale te Komunes se Ulqinit nga Komisioni zgjedhor komunal, lideri i Forces Genci |Nimanbegu ka vleresuar permes postimit ne rrjetin Facebook se me verifikimin e rezulltateve nisin procedurat e pregaditjes se pozicionimit dhe kritereve per negociata.
“E kemi shume te qarte cka deshirojme si Force e Re Demokratike
“Udhëheqja e ndershme, transparente dhe e barabartë për të gjithë qytetarët”, është ndër objektivat kryesore të programit zgjedhor të Forcës së Re Demokratike. Në qytetin tonë politika ka ndjekur modelet e gabuara ku më shumë ka promovuar anët negative të politikanit.
Është koha që sot të hapim një shteg të ri dhe të sjellim në mesin tonë një model tjetër ku ndershmëria udhëheq, ku gënjeshtra nuk korr sukses dhe ku e drejta është ideal i arritshëm.
Forca e Re Demokratike ka bërë ndryshime në strukturën e vet, prandaj me njerëz të rinj që i japin frymë të re listës tonë, lind edhe shpresa se e ardhmja e Ulqinit është me Forcën”, shkruan Nimanbegu ne postimin e tij.

Buxheti i vitit 2022 premtues, votohen 10 amandamente investuese të deputetit Genci Nimanbegu

Si duket buxheti për vitin 2022 do të jetë mjaft premtues për investime në trevat ku banojnë shqiptarët. Kjo vjen si rezutat i amandamenteve të deputetit dhe liderit të Forcës, Genci Nimanbegut i cili me datën 24.12. 2o21 dorëzoi 10 amandamente në Ligjin mbi buxhetin për vitin 2022. Amandamentet e deputetit Nimanbegu u votuan dhe u bënë pjesë e buxhetit për vitin 2022 dhe ato parashohin Amandamentet ne buxhet te dorzuara me 24.12. 2021. u bene pjesë përbërëse e Buxhetit të ri për vitin 2022 dhe ato janë:
Ne pjesen kapitale do te shtohen keto projekte:
– për Kaldermimin e Kalasë-faza e dytë  500,000€
– për lundrueshmërinë e Bunës sigurohen mjete  ne vlere prej  150.000,00€
Pastaj,
– projekti i ri per rindertimin e Bedenit ne Kala qe u demtua, ndahen  50,000.00 €.
– Maternitetit per paisje te salles se operacioneve  i ndahen  120,000.00 €.
– për rrugen Ostros – Katerkolle rekonstrukcion ne vlere prej 80.000,00 €
Per gazeten e vetem ne gjuhen shqipe “Koha Javore” rritje ne finasim ne vlere prej 50,000.00€
projektet studimore:
– per ndertimin e Portit ne Lima’ – 100.000,00 €.
– per infrastrukture sportive, stadiumi dhe qender sportive – 100.000.00 €
– Per Universitet nderkombetar “Dulcinea”ne vlere prej 100.000,00 €
-Institucion shkencore-hulumtues ne Vlere prej 100.000,00€
Ne Buxhet per vitin 2022 hyjnë edhe investimet:
Ne Guci dhe Plave:
-per rrugen Plav – Vojno selle – Guci – 400.00.00 euro
-për trotuar dhe ndricim – Vojno Sellë – 126.000,00 euro
-rruga Plave Bogiqevice – 400,000.00 euro
– Per repartin e Radiologjisë në Plavë 300.000,00 euro
– për Sallën sportive shkollore Xhafer Nikoceviq 100,00.00 euro
-rruga Guci – Vuthaj – 275.000,00 euro
-Skje – Zogaj, rruga dhe kalimi kufitar se bashku me Hanin e Hotit – Bozhaj – 433.000,00 euro
– rruga Podgoricë – Tuzi , nga Cemi drejt Shipshanikut 100.000,00 euro
– rregullimi i lumit Urrela, nga Mileshi ne Vuksanlekaj 105.000,00 euro
 -Projekti I Shkolles ne Dheun e Zi ( Karabushko P. ) 15.000,00 euro

Genci Nimanbegu: Duam integrim cilësorë, pa asimilim dhe pa dëm etnik dhe demografik(video)

Lideri I Forcës Genci Nimanbegu gjatë një interviste për TV Teuta lidhur me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit në mes të subjekteve: Lëvizjes qytetare URA, Partisë Socialiste Popullore, Partisë Boshnjake,Forumit Shqiptare, Forcës,Levizjes qytetare “Perspektiva”, Koalicionit shqiptare “Bashke nje za” dhe CIVIS, tha se shpreson që nënshkrimi i sotëm i memorandumit do të sjellë shpresë për të rinjtë se edhe Mali i Zi ka një të ardhme.

Ai në pyetjen tonë për të komentuar rëndësinë e këtij Memorandumi, tha se kjo është një marrëveshtje të cilën e vlerësojmë si një nga mundësitë që të delet nga një lloj ngërçi politik në Mal të Zi.

“Këtu janë të futur parimet për të cilat në përgjithësi jemi dakord për disa qëndrime, që Mali i Zi duhet të lëviz drejtë Bashkimit evropian, ngërçi politik i cili është i ndodhur nuk është vetëm i të kaluarës, është edhe  nga ky vit, posaçërisht nga kjo qeveria e re, por këto subjekte nga qeverisja të cilat e kanë nënshkruar këtë marrëveshtje, ato i kanë pranuar edhe parimet tona që ne duam një integrim cilësor në shoqërinë e Malit të Zi,  por pa asimilim, pa lëvizje të cilat do të shkojnë në dëmin tonë etnik dhe demografik por edhe një zhvillim të barabartë me vlerat e decentralizimit. Memorandumi për bashkëpunim është vetëm një fillesë dhe unë shpresoj që kësaj lëvizje t’i bashkohen edhe subjektet tjera politike në skenën e Malit të Zi, deklaroi Nimanbegu.

Në pyetjen tonë se a mund të presim lëvizje brenda parlamentit dhe qeverisë, ndryshim të situatës aktuale apo kalim të  pakicave në qeverisje, deputeti Nimanbegu u shpreh:

“Kjo marrëveshje bashkëpunimi sigurisht që në opinion hap huti se a jemi ne që jemi bashkuar shumicës aktuale apo shumica aktuale do të zhvendoset apo do të zvoglohet. Në këto momente e cilësoj  që kjo është vetëm një hap drejt bashkëpunimit të subjekteve politike të cilat edhe janë edhe nuk janë brenda në kuvendin e Malit të Zi, kështuqë në të ardhmen do të shohim çka mund të prodhojë një lëvizje e tillë”, theksoi Nimanbegu.

Në pyetjen se a mund të presim zgjedhje të reja apo jo, Nimanbegu për TV Teuta deklaroi:

“Zgjedhjet e reja në nivelin e Malit të Zi janë mjaft reale dhe zgjedhjet e reja sigurisht u imponohen subjekteve politike. Në këtë moment nuk do të doja të jap parashikime pasiqë edhe ndodhitë brenda Malit të Zi  të paparashikuara kanë ndodhur edhe më heret. Vlerësimi im është që subjektet e mëdha politike  nuk kanë dëshirë të dalin në zgjedhje dhe nga ato mvaret sepse numri i pakicave që të votohet tërheqja e mandatit nuk është i mjaftueshëm që të provokojë zgjedhje të reja, por edhe ajo është një nga opcionet e cila mbetet në tavolinë”, përfundoi Nimanbegu.

Ilmira Lika/TV Teuta

Më shumë në linkun më poshtë:

Deputeti dhe kryetari i Forcës Genci Nimanbegu uron 28 nëntorin – Ditën e pavarësisë

Deputeti shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetari i Forcës së re demokratike uroi festën e 28 nëntorit përmes mesazhit të cilin mund ta lexoni në tërësi:

Të nderuar bashkëkombës,

Dëshiroj t’ju uroj festen e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit tone Kombëtar dhe E shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë, dat a më e rëndësishme për kombin tonë shqiptar.

28 Nëntori i vitit 1912 nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm. Ishte datë kur u muarr vendimi historik në vulosjen e pavarësimit tona si komb, në rrugën tonë të vështirë për liri, mëvetësi dhe pavarësi.

Kjo datë përveç kurorëzimit dhe rrugëtimit të gjatë për kombin tonë drejt arritjes së pavarësisë, duhet të shërbejë për të kujtuar me krenari të kaluarën tonë, për të mbrojtur me ndërgjegje të tashmen tonë, dhe mbi të gjitha për të punuar me vizion për të ardhmen e kombit tonë.

Një datë e tillë çdo herë na kujton mençurinë, urtësinë dhe vlerat e kombit tonë. Kjo na bën të mos i harrojmë sakrificat e mëdha që sollën lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, të cilën sot e gëzojmë dhe na obligon të punojmë me përgjegjësi dhe me vetëdijë kombëtare ndaj atdheut tonë.

Ngritja e Flamurit Kombëtar nga Skenderbeu në Krujë më 28 Nëntor 1443 dhe ngritja e Flamurit Kombëtar nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912, për ne Shqiptarët autoktonë në Mal të Zi duhet të na kujtojë për të forcuar unitetin mes nesh. Mbi të gjitha për të punuar me bashkërendim, dinjitet, nder, dhe përgjegjësi në arritjen e plotë të respektimit të të drejtave dhe të mundësive të barabartë me popujt tjerë në Mal të Zi në përputhje me mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar.

Gëzuar!

Genci Nimanbegu, deputet dhe Kryetar i Forcës së Re Demokratike

Fyhet deputeti Nimanbegu për përdorimin e gjuhës shqipe në parlament-“Šiptarčino agresivna”

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi dhe krzetari I Forcës Genci Nimanbegu gjatë ditës së sotme është fyer rëndë nga Radomir Radonjiq, drejtor i HE “Piva”, I cili nëpërmes të rrjetit social FB ka përqeshur diskutimin në gjuhën shqipe të  deputetit Genci Nimanbegu gjatë seancës së Kuvendit të Malit të Zi të mbajtur me datën 12 nëntor 2021.

Radonjiq në postimin e tij shkruan(përkthim I adaptuar):

Sa mirë flas “shqiptarski” në kuvendin shqiptarski –malzi?! Nuk ke ti faj shqiptar agresiv, I ndyrë, ka faj bagëtija b* malazeze.

Ose në origjinale:

“KAKO LJEPO PRIĆAM ŠĆIPTARSKI U ŠĆIPTARSKI SKUPŠTIN MALJZI?!

Nisi ti kriv Šiptačino agresivna, glibava, kriva je stoka guzičarska crnogorska?!”

Në këtë postim të Radonjiqit, deputeti Nimanbegu ka reaguar ashpër dhe ka ftuar kryeministrin Krivokapiq dhe ministrin Bojaniq që të veprojnë me reagime adekuate ndaj drejtorit Radonjiq, I cili sipas Nimanbegut është kuadro I qeverisë së re.

Postimin e plotë të deputetit Genci Nimanbegu mund ta lexoni më poshtë:

“Në vend që të punojmë rregullisht në Kuvend, rezultati i Qeverisë së re shihet edhe në gjuhën e urrejtjes dhe ofendimeve ndaj Shqiptarëve dhe gjuhës sonë të bukur shqipe.

Ja teksti i reagimit derguar Kryeministrit Krivokapiq dhe Ministrit Bojaniq nga të cilët pres reagim adekuat ndaj punonjësit të  Qeverisë së re:

“I nderuari kryeministër Krivokapiq,

I nderuari ministër Bojaniq,

Unë u informova nga mediat për gjuhën e papranueshme të urrejtjes nga ana e personit të caktuar Radomir Radonjiq në profilin e tij në FB të cilin ju mund ta vërrtetoni në lidhjen më poshtë:

https://www.cdm.me/…/direktor-hidroelektrane-piva-siri…/

Edhe  më parë kam marrë mesazhe me përmbajtje të papranueshme nga ky profil, por nuk kam nisur asnjë procedurë.

Fjalimi im në Parlamentin e Malit të Zi në gjuhën time amtare, gjuhën më të bukur për mua, gjuhën shqipe, është jo vetëm një e drejtë demokratike por edhe një detyrim njerëzor që e kam përdorur dhe sigurisht që do ta përdor edhe më shumë në Mal të Zi.

Tani e vlerësoj që niveli i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve, ka tejkaluar çdo masë  prandaj   nëse bëhet fjalë për një zyrtar të punësuar në një ndërmarrje  shtetërore (HE PIVA), pres reagimin tuaj dhe marrjen e masave të duhura në përputhje me kompetencat tuaja.

Pres gjithashtu që Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht ministrja Srzentiq, të fillojë procedurën e pezullimit të asaj llogarie në FB.

Meqenëse nuk ka pasur reagime nga institucionet tjera, shpresoj që reagimi juaj para Qeverisë dhe Ministrisë kompetente të jetë shembull për të gjithë nëpunësit dhe punonjësit në ndërmarrjet  shtetërore se kjo është e papranueshme dhe madje i nënshtrohet ndjekjes penale.

Jam drejtuar me qëllim që këto gjëra të parandalohen në të ardhmen dhe se pjesëtarët e pakicave dhe zyrtarët publikë duhet  të mbrohen nga gjuha e urrejtjes, e  kjo mund të bëhet vetëm nëse ju nga Qeveria merrni masat e duhura.

Pres që të më informoni urgjentisht për masat e marra dhe vlerësoj se keni kapacitetin demokratik për ta dënuar reagimin e tillë të Radovan Radonjiqit nga Bjellopavliqi  me masat e duhura dhe jo vetëm me dënim verbal.”-thuhet në reagimin e deputetit Nimanbegu.

 

TV Teuta/Ilmira Lika

Nimanbegu fton Krivokapiqin që të pranojë refugjatët afganë dhe të mbështes aleatin më të madh – SHBA-në

Ministria e punëve  të jashtme  e Malit të Zi, në kumtesën e dates 18.08.2021, ka deklaruar  se nuk do të pranojë refugjatët nga Afganistani në këtë fazë, duke theksar se Mali I Zi nuk e ka marrë obligimin që përkohësisht të strehojë banorët nga Afganistani, e që ishte kërrkesë e Stejt Departamentit për 100 shtete.

Lidhur me këtë deklaratë të Ministrisë së punëve të jashtme ka reaguar sot deputeti Genci Nimanbegu, I cili përmes një statusi në rrjetin social FB, tha: “Mikut ti rrimë pranë dhe të ndihmojmë refugjatët në nevojë”.

Nimanbegu poashtu veçon faktin se SHBA-të tani janë shteti me rreth 50 mijë persona me origjinë shqiptare nga Mali I Zi, e poashtu ka edhe shumë shtetas tjerë nga Mali I Zi me kombësi boshnjake, malazeze, serbe, etj.që kanë realizuar ëndrrat e veta  në SHBA, për një jetë më të mirë, kur në Mal të Zi nuk ishte e mundur.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të deputetit Nimanbegu:

Ministria punëve të jashtme e MZ (@MVP CG ), deklaron që Mali i Zi nuk do pranojë refugjat nga Afganistani, në këtë fazë.?!?

Jam dëshmitarë  si ish i punësuar i UN WFP ku USAID – US Agency for International Development, ishte donatori me i madh i ndihmës për refugjatët gjatë viteve 1991-2004 në Mal të Zi për arsye të luftrave në ish-Jugosllavi.

Jemi të gjithë dëshmitarë  që shteti amerikan USA është tani vendi i më se 50,000 personave me origjinë nga Mali i Zi dhe me etni Shqiptare. Edhe Boshnjakët, Malazezët, Serbët dhe shumë të tjerë në MZ kanë gjet fatin e vet në USA.

Atje kanë realizuar ëndrrat e veta për jetë më të  drejtë  dhe më të mirë, kur në Mal të Zi kjo nuk ishte e mundshme për to!

Prandaj I bëj apel Qeverisë Krivokapiq që edhe një herë të rikonsideroj qëndrimin ndaj refugjatëve afgan të cilët ndihmuan forcat ndërkombëtare, le të ndjekim pozicionin e Shqipërisë , Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut  dhe ti dalë në mbështetje aleatit tonë më të madh USA .

Qëndrimi i Qeverisë edhe Me NATO edhe Jo me NATO, është i dëmshëm dhe oportunist që u shkon në favor perspektivave jo europiane të Malit te Zi. Ky qëndrim paraqet edhe një kompromis  dhe lëshim të forcave politike që  qeverisin sot Malin e Zi dhe nuk janë sinqerisht për NATO.

Mbahet seanca dëgjimore e ministrit Stijoviq, Nimanbegu kërrkon formimin e Këshillit për bujqësi

Me iniciative te deputetit Genci Nimanbegut, Keshilli  për bujesi prane Kuvendit te Malit te Zi në zhvilloi ndëgjimin konsultativ  me Ministrin e bujqesise, Aleksandër Stijoviq, me temën “Problemet në lidhje me subvencionet për prodhimin e qumështit, rritja në çmimet e produkteve ushqimore, problemi me akcizat e karburantit, problemet me blerjen e ushqimit ,  si dhe me problemet e  marrjes së mbështetjes kreditore për fermerët.

Deputeti Nimanbegu tha se qellimi I tij nuk ishte të mbikalohet politikisht me ministrin, por duke I pare se iniciativat e blektoreve dhe protestat e tyre nuk kanë hasur në interesim  nga ana e qeverisë dhe ministries që të inicohet donjë dialog konstruktiv, prandaj e ka inicuar këtë séance konsultative. Nimanbegu tha se problem I bujqësisë dhe blektrorisë nuk ka filluar tani, por problemet duhet ti trajtojmë bashkarisht si sfida me të cilat ballafaqohet bujqësia në Mal të Zi dhe ta ndihmojmë këtë degë në mënyrën më të mire të mundshme.

“Mendoj se ne është dashur këtu të kemi edhe blektorët të cilët kanë shprehur dëshirën që të jenë prezent dhe të dëgjojmë nga afër problemet e tyre. Unë kam pasur takim me përfaqesuesit e blektoreve dhe nga takimi me ta, shtroj pyetjen se a duam te ndihmojmë blektorët deri në fund, sepse  një nga problemet evidente është edhe ramja e numrit të bagëtive. Unë kam pasur takim edhe në Ulqin me blektor dhe dua të ndaj një informacion me ju, se në fshatin Brajshë dikur kishte 480 lopë, kurse sot aty ka vetëm 40 lopë. Poashtu kemi edhe problemin e grumbulimit të qumshtit  dhe  mënyrën me të cilën bëhet ky grumbullim. Ne duhet të shohim se në cilën mënyrë mund tu ndihmojmë blektorëve për të zgjedhur këtë situate.  Ministria duhet të ketë partneritet me prodhuesit bujqësorë, në mënyrë që edhe ata të ndiejnë që shteti e vlerëson  punën dhe kontributin e tyre dhe ka dëshirë që prodhimi I tyre të vazhdojë. Sa I përket subvencioneve, unë eë di që ajo nuk mund të bëhet përkrye natët, por ne duhet të japim më shumë subvencione për  produkte të qumshtit në mënyrë që ai të bëhet I qëndrueshëm”, theksoi  Nimanbegu.

Ministri  Stijoviq  duke folur për temën e dëgjimit, informoi Këshillin për hapat e mëparshëm në lidhje me subvencionet për qumështin e prodhuar në një mënyrë që subvencionet të përcaktohen përmes dy masave, përkatësisht mbështetjes për zhvillimin e tregut me prodhim  dhe mbështetja e përpunimit të qumështit  në fermë; pastaj mbi mënyrat për të zgjidhur problemet që lidhen me rritjen e çmimeve të ushqimit për kafshë, problemet me akcizat e karburantit, problemet me blerjen e ushqimit dhe për krijimin e bashkëpunimit me Fondin e Investimeve dhe Zhvillimit të Malit të Zi në mënyrë që të sigurojë mbështetje për bujqësinë. Gjithashtu, Ministri informoi për bashkëpunimin që po realizohet me Komisionerët e BE-së të ngarkuar me sektorin e bujqësisë në mënyrë që të përmirësohet më mirë zhvillimi i bujqësisë në Malin e Zi. Ai vuri në dukje se më shumë se dhjetë thirrje publike janë shpallur, në përputhje me Agrobudgetin, i cili synon të mbajë popullsinë e Malit të Zi në fshat, veçanërisht kur bëhet fjalë për fermerë të rinj. Ai është i mendimit se Ministria reagoi në mënyrën më të mirë në periudhën kur nuk kishte Agrobuxhet dhe  njoftoi  për qëllimin e ministries për të punuar edhe më shumë në përmirësimin e situatës në këtë degë të ekonomisë në të ardhmen.

Deputeti Nimabegu tha se ai ka parë llogari për një liter qumsht e cila kushton nga 21 deri ne 30 cent, dhe mendon se kjo nuk është në nivelin e mesatares në Mal të Zi dhe se ai blektor ka probleme me cmim aq te ulet.

“Ata konsiderojnë se çmimi I grumbullimit të qumshtit duhet të jetë rreth 0,50 cent. Ajo që poashtu kanë kërrkuar blektorët është takimi në mes të prodhuesve, ministris dhe përpunuesve, në mënyrë që të gjendet modeli  më I mirë I bashkëpunimit, tha Nimanbegu.

Problemi tjetër I blektorëve është edhe TVSH-ja e cila është tejet e lartë për këtë veprimtari  dhe  nga kjo metodë më së shumti  përfiton shteti.

Poashtu edhe Akciza në karburante është një problem tjetër që I shqetëson bujqit, sepse shpenzimet e karburanteve janë tejet të larta për ta, dhe zvogëlimi I cmimit do të ndihmonte bujqit më së shumti në punën e tyre.

Deputeti Nimnabegu gjate séances poashtu theksoi se nga bisedat qe ka pasur me bujq, ata kane propozuar qe te formohet nje Keshill per bujqesi, si trup  punues I cili do te ishte si ure lidhese ne mes te prodhuesve dhe ministris dhe nuk do te kishte ëso lloj situatash.

Nimanbegu përmendi edhe  një çështje tjetër që ka të bëjë me Ligjin për tokat bujqesore, për të cilin duhet të veprohet në të ardhmen.

“Ajo që ne duhet të mendojmë së bashku  është se si  të formojmë pozicionin që prodhuesit bujqësorë të ndihen të respektuar nga ana e shtetit, e I respektuar mund të ndihet vetëm nëse I krijojmë politikat afatgjate që ai të mos ndiejë bariera në punën e vetë. Ne kemi pasur disa lëvizje positive, por ajo që është më e rëndësishmja është se kjo ministri duhet të jetë në teren, ajo nuk duhet të jetë e mbyllur në institucionin e saj, por ajo duhet të ketë takime konstante me prodhues”, përfundoi Nimanbegu.

TV Teuta/ Ilmira Lika

Me 3 gusht pritet të bëhet hapja e pikës kufitare Cemi i Trieshit-Grabom

Me 3 gusht pritet të bëhet hapja e pikës kufitare Cemi I Trieshit-Grabom, kështu deklaroi sot ministri I punëve të brendshme të Malit të Zi Sergej Sekulloviq në Kuvendin e Malit të ZI, gjatë pyetjes së deputetit Genci Nimanbegu.

Sot në kuadër të pyertjeve të deputetit dhe orës së kryeministrit, deputeti Genci Nimanbegu I ka shtruar pyetje ministrit të punëve të brendshme Sergej Sekulloviq lidhur me hapjen e pikave kufitare Cemi I Trieshit-Grabom, Skje –Zogaj, Shënkoll-Pulaj dhe mbi ecurinë e procedurave për lundrueshmerinë e lumit Buna.
Ministri Sekulloviq tha se Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës se Shqipërisë, ka marrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të hapur vendkalimin kufitar Cemi i Trieshit -Grabom. Hapja e këtij vendkalimi kufitar do të bëhet me 3 gusht, precizoi Sekulloviq. Kur bëhet fjalë për vendkalimin e përbashkët kufitar Skjë – Zogaj, ndërtimi i këtij kufiri varet nga dinamika e lidhjes së rrugës në territoret malazeze dhe shqiptare, shtoi Sekulloviq.

Nimanbegu Theksoi se kjo pikë kufitare është shumë e rëndësishme dhe jetësore, jo vetëm për lidhjen e këtyre dy vendeve, por edhe për valorizimin turistik të atyre zonave tejet të bukura, duke insistuar në përshpejtimin e procedurave për hapjen e pikës kufitare Skjë –Zogaj, për të cilën tha se do të ishte mirë që së paku ajo të hapet për sezonin e ardhshëm turistik.

Ai poashtu për projektin e lundrueshmerisë së Bunës tha se nuk ka fituar përgjigje adekuate, sepse ministria duhet të jetë e informuar mirë me ecurinë e këtij projekti I cili sipas Nimanbegut parasheh edhe ndërtimin e urës dhe hapjen e pikës kufitare, duke theksuar se duhet të konsiderohet që edhe Ulqini duhet të ketë pikë kufitare detare. Nimanbegu tha se lundrueshmeria e Lumit Buna nuk duhet të pres dhe të kalojnë ditët sepse për momenti është një nga projektet më zhvillimore të Malit të Zi, e cila do të lidhte jo vetem Ulqinin dhe Shkodrën, por i tërë bregu i detit do të ishte i lidhur me Liqenin e Shkodres.

TV Teuta/Ilmira Lika

Bashkësia islame organizoi program fetar për kthimin e pronave të Valdanosit

Bashkësia islame, mexhlisi në Ulqin organizoi program fetar me rastin e miratimit të Ligjit për kthimin e pronave të Valdanosit, në të cilin bashkësia islame, mexhlisi në Ulqin ka rreth 92 mijë e 823 metra katrorë. Në këtë program u bë leximi i kuranit, salavate dhe mevlude dhe u zhvillua në praninë e të ftuarve nga struktura të ndryshme shoqërore.

Kryeimami i mexhlisit të Ulqinit Ali Bardhi gjatë këtij progrmami, tha se ky kthim i pronës u mbeshtet me idene e drejtesise, me durim e sakrifice dhe u arrit qe ky amanet te percillet deri ne momentet finale. Ai spjegoi se Vakfi i parë, apo vakfi i madh ka 1605 rrenje, vakfi i dyte ka 318 rrenje dhe ne total jane 1923 rrenje ulliri me nje siperfaqe prej 92mijë e 823 metra katrorë.

Të pranishëmve iu drejtua edhe deputeti Genci Nimanbegu i cili e finalizoi këtë padrejtësi me ligj dhe i cili ju uroi të gjithë pronarëve dhe bashkësive fetare këtë pronë, duke ju dëshiruar që ta përdorin për të mirën e bashkësisë dhe nevojtarëve.

“Me 23 qershor Ligji per Valdanos ka hy në fuqi, është nënshkruar dhe ka hy në fletë zyrtare, dhashtë zoti, me një korrik do të hyjë në fuqi edhe ka me fillua procedura e kthimit të pronës. Unë së pari dua të ju dëshiroj juve si pronar të vakfit, si Bashkësi islame, ishalla e gëzoni, ishalla e përdoroni për të mirë edhe të bashkësisë tuaj edhe të nevojtarëve. Kuvendi i Malit të Zi e ka pru vendimin, unë si përfaqësues i juaj, si i dërguari juaj për me fol në emër tuaj në Kuvendin e Malit të Zi, e kemi krye obligimin tonë dhe detyrën tonë.  Si duket  Zoti edhe i rregullon ato punë, në atë formë donjiherë si e mira vjen nëpër shumë rrugë. Duhet të dimë se jetën në këtë vend na e kanë lanë të parët tanë, e ata të parët tanë na kanë dhënë disa obligime e ato obligime duhena me i krye me nderë”, u shpreh Nimanbegu.

Të pranishëmve iu drejtua edhe Reisi i Bashkesise islame Rifat efendi Fejziq, i cili tha se Ulqini ishte njeri nga vendet që përjetuan shumë padrejtësi, siç  ishte marrja e xhamisë së detarëve, xhamia në Kala, është rrënuar xhamia ku sot gjendet parkingu, është rrënuar xhamia dhe eshtërit e paraardhësve tanë në Metriz ku u ndërtua kisha, janë marrë shumë vakufe dhe këto padrejtësi kanë zgjatur shumë.

“Atje i keni të parët tuaj, gjyshërit tuaj që e kanë bërë vakuf. Vakufin në Valdanos e kanë lënë individët,në mesin e të cilëve ishin edhe dy gra si dhuruese më të mëdha të vakufit të cilave ju këndohet Hatmja. Të nderuar vëllezer dhe motra, të gjithë ata që japin kontributin që të ruhet, mbrohet dhe kthehet vakufi, e kanë shpërblimin sikur pjesëtarë të dhënjes së vakufit”, theksoi Fejziq.

Pas mevlydit dhe faljes se namazit te akshamit, u organizua edhe një koktej i rastit.

Ilmira Lika

Opozita takohet me ambasadoren Oana Popa

Sot u mbajt takimi i  përbashket I përfaqësuesve të opozitës me Shefen e delegacionit të UE në Mal të Zi, Ekselencen e saj Kristina  Oana  Popa në të cilin u theksua se dialogu dhe kompromisi brenda Malit të Zi qytetarë dhe  evropian  nuk guxon të ketë asnjë alternative.

Pas takimit, i cili u mbajt me iniciativë të përfaqësuesve të opozitës në Këshillin  për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore, deputetët Draginja Vuksanoviq-Stankoviq, Boris Mugosha, Amer Smailoviq dhe Genci Nimanbegu dolën me një deklaratë të përbashkët, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Arsyeja për këtë takim pune  ishte largimi i përfaqësuesve të opozitës nga Këshilli për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore, pas votimit për anëtarët që I bashkangjiten këtij Këshilli nga radhët e OJQ-ve e më pas edhe të komunitetit akademik.

Delegacioni I BE-së  u  informua se ndërprerja e pjesëmarrjes në punën e Këshillit ka ndodhur si përgjigje e anëtarëve të Këshillit nga radhët e opozitës ndaj mbivotimit  nga shumica parlamentare, të cilët me këto veprime  treguan mungesë të vullnetit thelbësor për dialog dhe kompromis .Është në pyetje një veprim në të cilin ka një politizim të tepërt të të gjithë këtij procesi si  dhe një qasje  e cila në plan të parë ka kriterin e aspiratave politike dhe jo cilësinë e referencave të ofruara. Kjo gjithashtu ka treguar se nuk ka vullnet politik  që  të avancohet besimi midis akterëve të ndryshëm në skenën politike në mënyrë që të përmirësohet legjislacioni zgjedhor dhe të rritet besimi i opinionit në procesin zgjedhor.

Poashtu është theksuar edhe  kompleksiteti I mjedisit socio-politik në të cilin Qeveria nuk ka mbështetjen e shumicës në Parlament, kurse Parlamenti nuk ka kuorum për punë në plenum.  Është theksuar se është e domosdoshme që forcat qytetare dhe evropiane në shoqërinë malazeze, të gjejnë përgjigje për çështje urgjente të avancimit të mjedisit zgjedhor, zgjedhjes së Prokurorit suprem shtetërorë, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si  dhe të të gjitha atyre çështjeve që kërkojnë shkallë më të lartë të harmonizimit të  akterëve politikë, duke përfshirë këtu edhe bisedat për zgjedhje të mundshme të parakohshme.

Përfaqësuesit e opozitës kanë dënuar sulmet e pashembullta dhe anticivilizuese ndaj udhëheqësis së Parlamentit në prag të votimit të Rezolutës mbi Srebrenicën,  me çka po bëhet një atak I koordinuar ndaj Parlamentit për shkak të faktit se ka bërë një hap përpara civilizues duke sjellur Rezolutën e cila ka për qëllim pajtimin në rajon dhe heqjen e përgjegjësisë nga çdo popull, për vepra  brutale të kryera nga disa individë.

Në këtë kontekst është kritikuar edhe deklarata e kryeministrit pas votimit  të Rezolutës, e cila është një hap mbrapa  ndaj pranimit të vlerave të civilizimit dhe afirmimit të standardeve evropiane.

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Kristina Oana Popa, deklaroi se Bashkimi Evropian me kujdes përcjell proceset aktuale dhe inkurajon akterët politikë të jenë konstruktivë dhe të bashkëpunojnë. Ambasadorja Oana Popa theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të jetë mbi interesat partiak dhe se forcat pro-evropiane duhet të bashkëpunojnë në reformat kyçe  nga agjenda evropiane në mënyrë që të mundësojnë avancimin e mëtejshëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së.

Në fund, deputetët shprehën gatishmërinë për të filluar një dialog gjithëpërfshirës me qëllim të arritjes së  kompromisit të nevojshëm rreth përmbushjes  thelbësore të obligimeve në rrugën e integrimit në BE, si drejtimi i vetëm në të cilin duhet të qarkullojë Mali I Zi qytetarë, multietnik, sekular dhe antifashist.

 

Beçiq pret dy pjesëtarë të pronave të Gjirit të Valdanosit

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq dhe deputeti  Genci Nimanbegu  I priten sot në Kuvendin e Malit të Zi  dy pjesëtarë të pronës së Gjirit të Valdanosit, Avdula Dedvishi  dhe Negjelko Llazoviq.

Duke folur për situatën komplekse në të cilën u gjendën pronarët gjatë katër dekadave të fundit, Presidenti Beçiq shprehu kënaqësinë me faktin që përbërja  e 27-të e Kuvendit, me miratimin e Ligjit për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pasurisë në Gjirin e Valdanosit, korrigjoi  këtë padrejtësi.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme ai do të përpiqet të jetë një faktor korrigjues për zgjidhjet ekzistuese ligjore që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve  duke veçuar se  ky është shembulli më i mirë se si fiton Mali i Zi.

Në emër të të gjithë qytetarëve të komunës më jugore të Malit të Zi, bashkëbiseduesit falënderuan Kryetarin  e Kuvendit për  njohjen e rëndësisë së kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila u mundësoi ish-pronarëve dhe trashëgimtarëve të tyre ligjorë të kthejnë pronat dhe ullishtat.

Deputeti Genci Nimanbegu, me propozimin e të cilit Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për kthimin e kësaj prone, poashtu shprehu edhe njëherë falenderimin ndaj të gjitha klubeve të Kuvendit të cilat e mundësuan që kjo padrejtësi  të hiqet dhe prona tu kthehet pronarëve ligjorë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio