Stimulime për nëna
Prej tvteuta10:57, 24 Mars 2015
Këshilli ligjdhënës njëzëri ka vlerësuar se propozimi i plotësimeve të ligjit për mbrojtjen sociale dhe fëmijërore, me të cilat është paraparë që nënat e punësuara me tre ose më tepër fëmijë kanë të drejtë në kompensim të përjetshëm financiar, në pajtim me Kushtetutën. Me plotësimet të cilat i ka propozuar deputeti i PSP, Aleksandar Damjanoviq, është paraparë që gruaja e punësuar e cila lind tre ose më tepër fëmijë, me 25 respektivisht 15 vjet stazh pune, ka të drejtë në kompensim të përjetshëm mujor prej 70 për qind të mesatares të neto të ardhurave në Mal të Zi të realizuara në vitin paraprak. Me propozimin e plotësimeve të ligjit është paraparë edhe kompensimi mujor i përjetshëm për prindërit të cilët kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta.