Starmer vizita në Gjermani dhe Francë!
Prej tvteuta13:03, 28 Gusht 2024
Keir Starmer duket se po tenton përmirësimin me pjesën tjetër të Europës të marrëdhënieve të vendit të tij të shkëputur nga BE-ja. Kryeministri britanik zhvillon një vizitë dy ditore në Gjermani e Francë, dhe nuk e ka fshehur qëllimin e tij që Britania t’i kapërcejë marrëdhëniet jo të mira të qeverisë së mëparshme konservatore me aleatët europianë. Starmer synon që në qendër të përpjekje të veta për të nxitur rritjen ekonomike të Britanisë të vendosë lidhje më të mira me bllokun.
Në ndalesën e parë në Berlin, shefi i ekzekutivit britanik takohet me kancelarin Olaf Scholz për një pakt të ri që mendohet se do të sjellë një shkallë të re bashkëpunimi në fusha të tilla si tregtia dhe energjia. Ne duhet ta lëmë pas Brexit-in dhe të rregullojmë marrëdhëniet e prishura të trashëguara nga qeveria e mëparshme.
Kemi një mundësi një herë në një brez për të rindërtuar lidhjet tona me Europën.
Britania dhe Gjermania, vende anëtare të NATO-s dhe shpenzuesit më të mëdhenj në fushën e mbrojtjes në Evropën Perëndimore, po kërkojnë mënyra për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes përpara mundësisë që Shtetet e Bashkuara të pakësojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën nëse republikani Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë në fillim të vitit të ardhshëm.Ish Presidenti Trump ka paralajmëruar se nëse i fiton zgjedhjet ai do të shqyrtojë rrënjësisht “qëllimin dhe misionin e NATO-s”.