Srzentiq: Liria e mediave rrezikohet nga polarizimi në rritje i shoqërisë
Prej tvteuta09:15, 28 Qershor 2021
Të dhënat mbi lirinë e medias në Mal të Zi janë të pakënaqshme, tha Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias Tamara Srzentiq, duke deklaruar se ajo beson se polarizimi gjithnjë e më intensiv i shoqërisë ka kontribuar shumë për këtë gjendje. Srzentiq ka thënë për gazetën “ Dan” se sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj gazetarëve dhe mos zbardhja e rasteve të vjetra të sulmeve i, ndër të tjera, janë arsyeja kryesore pse raportet përkatëse ndërkombëtare njohën kërcënimin ndaj lirisë së mediave në Malin e Zi.
Ajo tha se dhuna verbale dhe fizike, mizogjinia dhe sulmet seksiste ose çdo sulm ndaj një gazetari duhet të sanksionohet.
” Është shumë e rëndësishme që si shoqëri të pranojmë se sa i rëndësishëm është roli i mediave, dhe që për sa kohë që nuk u sigurojmë atyre lirinë e plotë dhe një pamje kritike të realitetit në çdo segment të shoqërisë, ne nuk do të jemi një shoqëri e lirë ose e çliruar e zakoneve të ngulitura dhe konservatore. “deklaroi Srzentiq.