Spanja fiton Ligën e Kombeve
Prej tvteuta13:58, 19 Qershor 2023
Spanja është fituese e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në finale, Spanja mposhti me penallti përfaqësuesen e Kroacisë.
Unai Simon ndali dy goditje të kroatëve nga pika e bardhë, ndërsa penalltinë vendimtare e realizoi mbrojtësi Dani Cavajal. Ai realizoi me stil, me goditje “panenka”, për fitoren 5:4 të Spanjës.
Portieri i Spanjës, Unai Simon ndali gjuajtjet e Lovro Majerit dhe të Bruno Petkoviqit. Te Spanja i vetmi që nuk realizoi penallti ishte Aymeric Laporte. Ai goditi traversën.
Nikola Vlashiq, Marcelo Brozoviq, Luka Modriq e Ivan Perishiq realizuan penalltitë për Kroacisë. Te Spanja të saktë ishin Joselu, Rodri, Mikel Merino, Marco Asensio dhe në fund Carvajal.
Finalja e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve u zhvillua në Roterdam. Ndeshja ishte e fortë dhe me raste nga të dyja palët. Por pa gola.