SOS telefoni Ulqin : Të shtunën promovimi i dokumetarit “Ti rikthejmë artizanatet – ta ruajmë traditën”
Prej tvteuta09:27, 27 Maj 2021
“Ti rikthejmë artizanatet – ta ruajmë traditën” mbanë titullin dokumetari të cilin e realizon SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin. Promovimi i dokumetarit në fjalë do të mbahet me datë 29 maj në “Shtëpinë e Fshatit “në Millë, në ora 19:00. Projekti është përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi. Në këtë dokumetar do të paraqiten katër zanate të cilat janë pothuajse në zhdukje. Protagonistë në dokumetar janë zanatlinjë nga komuna e Ulqinit, të cilët rrëfyen jetën dhe punën e tyre shumë vjeçare. Ata pothuajse një zëri janë shprehur se janë gjenerata e fundit që po merren me këto zanate, tha drejtoresha e SOS telefonit – Ulqin, Hatixhe Nelaj.
Nelaj shtoj se nuk do të ndalen këtu, shumë shpejt do të dalë në dritë edhe një dokumetar tjetër , në të cilin gjithashtu do të prezantohet puna e zanatlive të tjer, projekt ky i cili ka gjetur përkrahjen e Ministrisë së Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi. Është gjithmonë kënaqësi që brezave të rinj tu tregojmë vlerat e trashigimisë tonë, zanatet janë padyshim një vlerë e shtuar , përfundoi Nelaj.