Sonte në televizionin Teuta mund të ndiqni emisionin “Portreti IN MEMORIAM: Hilmi CUNGU me Hatixhe Nelaj
Prej tvteuta12:24, 24 Maj 2021
Në moshën 87 vjeçare ndërroi jetë prof. Hilmi Cungu, njëri ndër pishtarët e parë të fillimeve të arsimit në gjuhën shqipe.
Mësimet e para i ka ndjekur në Ulqin në vitin 1950,për të vazhduar 3 vite shkollën normale të mësuesisë në Gjakovë .Pasi i përfundon tre vite në Gjakovë vitin e katërt kalon në Prishtinë me 1954.Pas përfundimit të shkollës normale kthehet në vendlindje.
Hapat e para fillestare të karrierës së tij i fillon në shkollën e Ostrosit në Krajë. Pas shërbimit në Krajë vazhdon shkollimin e lartë në Beograd ,studion historinë , ky është shqiptari i parë që e ka kryer fakultetin filologjik në Universitetin e Beogradit.
Menjëherë pas përfundimit të fakultetit punësohet në shkollën fillore “Boshko Strugar “si profesor i historisë në gjuhën serbe.Ka punuar plot 40 vite në arsim.Punën e vet e ka punuar me një vullnet dhe pasion të pashoq. Në vitin 2000 del në pension.
Famijles Cungu i shprehim ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe.