Sonja Millatoviq: Spajiq dhe Shimun duhet të bëjnë menjëherë një hetim ose të japin dorëheqjen
Prej tvteuta13:35, 4 Nëntor 2024
Deputetja e PDS-së, Sonja Millatoviq, i ka bërë thirrje seancës së Kuvendit, ministrit të Shëndetësisë dhe kryeministrit që urgjentisht të hetojnë rastin e nënës së ndjerë nga Ulqini.
“Publiku malazez u njoftua me lajmin e zi se një grua ka shkuar në spital për të lindur një fëmijë dhe nuk është kthyer e gjallë nga ai spital, e kam fjalën për spitalin e Tivarit, pyes veten nëse ka ndonjë përgjegjës në këtë vend”, tha Millatoviq, duke pyetur “deri kur më”.
“Në çfarë ka ardhur ky vend? Deri në çfarë mase është shembur sistemi shëndetësor? Sa është degraduar sistemi i sigurisë? Ky është një vend ku sot ka frikë për jetën në maternitet dhe në rrugë”, tha ajo.
Millatoviq njoftoi gjithashtu se maternitetet janë bërë vende të pasigurta.
“Prandaj i bëjmë thirrje kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Shëndetësisë Vojisllav Shimun që urgjentisht të bëjnë një hetim dhe të japin rezultatet, dhe nëse nuk mund ta bëjnë këtë, të mos japin dorëheqje, por të japin dorëheqjen”, tha ajo.