Aktuale Më shumë

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, prezent vetëm Çarapiq

Prej tvteuta12:42, 30 Shtator 2024

Deputetët e Kuvendit sot nuk kanë diskutuar për Projektligjin për Komunikimet Elektronike dhe për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, por diskutimi është shtyrë me kërkesë të Qeverisë.

“Kam marrë një letër nga Qeveria me të cilën më njofton se Propozimi për Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta duhet të shtyhen deri në seancën e parë të rregullt të seancës vjeshtore, që nga ndryshimet për tekstin e propozimeve në fjalë janë pajtuar me Komisionin Evropian”, tha kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq.

Në seancë mori pjesë vetëm përfaqësuesi i Lëvizjes Evropa Tani, Vasillije Çarapiq.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio