Aktuale Më shumë

“Shteti garanton pagesën e rregullt të pensioneve me mjete nga buxheti”

Prej tvteuta12:43, 2 Shtator 2024

Strategjia fiskale nga viti 2024 në 2027 parashikon uljen e kontributeve për Sigurimin Pensional dhe Invalidor në kurriz të punonjësit nga 15 në 10 për qind dhe heqjen e masës prej 5.5 për qind të kontributit në kurriz të punëdhënësit. Gjithashtu është bërë e ditur se pensionet nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm do të jenë më të larta se 7 deri në 8 për qind.

“Ne e shohim si një agjendë ambicioze me synime të larta, e cila synon thjesht të inkurajojë zhvillimin ekonomik, dhe nga ky zhvillim më i madh ekonomik dhe ritme më të larta rritjeje të mbushet më mirë buxheti i Malit të Zi, nga i cili do të financohet fondi Pensional dhe Invalidor”, tha drejtori i Fondit  Pensional dhe Invalidor, Vladimir Drobnjak, në programin e mëngjesit TVMZ.

 

Siç tha ai, buxheti i Fondit për vitin 2024 është 744 milionë euro.

 

“Tashmë buxhetI është miratuar vitin e kaluar rrumbullakosur,nuk ka vend për pikëpyetje, është e sigurt, po ashtu në fund të këtij viti buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë i miratuar, i cili do të jetë pak më i madh se kaq“ shtoi Drobnjak.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio