SHQIPTARËT PËRBALLEN ME SFIDA EKONOMIKE
Prej tvteuta11:41, 25 Maj 2015
Profesoresha univeristare në Shkodër e Tiranë, Doktor Sabina Osmanoviq thekson se hulumtimet kanë treguar se shqiptarët në Malin e Zi e kanë mbështetur projektin e pavarësisë malazeze,meqë u ka ngjallur shpresat se do të kyçen në jetën politike dhe shoqërore.Ajo, sipas të përditshmes VIJESTI të Podgoricës,nëntë vjet më vonë shqiptarët përballen me keqësimin e gjendjes ekonomike, me vale të re të migrimeve dhe papunësinë.„Rezultatet e sonazhit tregojnë se ka mbetur pak nga entuziasmi I vitit 2006.Derisa vota e shqiptarëve në referendum ka qenë vendimtare ,sot ka ndodhur defaktorizimi.Në parlament ishin kater ligjvenës, sot janë vetëm dy deputetë nga partite shqiptare”,- apostrofon profesoresha Osmanoviq.