Shqiptarët në SHBA festuan 28 nëntorin
Prej tvteuta13:12, 28 Nëntor 2021
Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në çdo vend tjetër të botës festojnë 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Në New York, shoqatat “Ana e Malit” dhe “Kraja”në mbrëmjen e 27 nëntorit kanë përgaditur program festiv për gjithë shqiptarët atje.
Naser Nika, nga Albi’s Party njëherit dhe organizator i kësaj ngjarje për Televizionin Teuta thotë që të pranishëm ishin edhe kongresistja Nikolla Malliotakis, si dhe asamblisti i shtetit të New Yorkut Charles Fall, imami Edin Gjoni, mjeku Tahir Kukaj, si dhe shumë personalitete të rëndësishme nga fusha të ndryshme. Nga autoritetet vendase I pranishëm në këtë mbrëmje ishte deputeti shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi Fatmir Gjeka.
Për muzikë janë përkujdesur Sinan Vllasaliu, Greta, Valdet Luka dhe Agim Gerbeshi nën orkestrimin e Ilir Gjeçbritaj dhe Lydi Boli.
Nika informon që në këtë mbrëmje kanë bërë edhe kremtimin e qendrës kulturore shqiptare.