Aktuale Më shumë

Shoqata “Ora” solli në Ulqin Fotoekspozitën “Njeriu dhe Artisti” për Aleksandër Moisiun

Prej tvteuta13:14, 22 Shtator 2023

Nën organizimin e Shoqatës “Ora”, me mbështetjen e Organizatës Turistike të Ulqinit, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Alternativës Shqiptare, në Galerinë e Qendrës për Kulturë të Ulqinit u soll jeta dhe arti i gjeniut të teatrit Aleksandër Moisiu përmes një fotoekspozite.

Studiuesi shkodran Pjetër Logoreci ka mbledhur 44-të fotografi të masave 70×50 të aktorit Aleksandër Moisiu, duke realizuar kështu fotoekspozitën e titulluar “Njeriu dhe Artisti”.

Është kjo një fotoekspozitë lëvizëse ku përveç Vjenës u prezantua pothuajse në të gjitha trojet shqiptare, e së fundmi rradhën e kishte Ulqini.

Kryetarja e shoqatës “Ora”, Arjeta Lika Kurti në hapje të ekspozitës o shpreh se ndjehet shumë e kënaqur që kjo fotoekspozitë u soll edhe në Ulqin, sepse bëhet fjalë për një artist të madh.

Aleksandër Moisiu, i lindur në Shqipëri por që ishte larguar nga aty kur ishte 19-të vjeçar, arriti suksese në fushën e aktrimit në Vjenë, ku u angazhua në shumë role në teatër.

Ndërkohë, studiuesi Logoreci foli për ruajtjen e veprave të Moisiut.

“Unë si studiues i tij kam mbledhur materiale të panjohura si fotografi dhe dokumente të tjera, të cilat janë fryt i kërkimeve të mija shumë vjeçare,tha ndër të tjera studiuesi Pjeter Logoreci.

Për jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut foli edhe kritiku i filmit Ali salaj, ndërsa për Trashigiminë e Aleksandër Moisiut foli historiani Gazmend Kovaçi.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio