Rajoni/Bota Më shumë

SHBA kundër Kurtit për veriun – ‘Mbyllja e zyrave, provokim, cënon partneritetin’

Prej tvteuta12:08, 31 Gusht 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër pas vendimit të Prishtinës zyrtare për mbylljen e 5 zyrave paralele serbe në veri të Kosovës. Pas reagimit të Ambasadës në Prishtinë, vjen edhe reagimi i Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Jim O’Brien I cili i quajti “të pakoordinuara dhe provokuese” veprimet e qeverisë së Kosovës, pas mbylljes së komunave paralele serbe në veri të vendit.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga veprimet e vazhdueshme të pabashkërenduara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës”, shprehet zoti O’Brien në një postim në platformën X, duke i bërë jehonë një deklarate të mëparshme të Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Në postimin e tij, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje “Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të bashkërendohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pabashkërenduara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.
“Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, që parandalojnë dhunën dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të vazhdueshme nga të gjitha palët”, shprehet O’Brien.
Më herët të premten ambasada amerikane në Prishtinë tha se operacioni i autoriteteve të Kosovës për mbylljen e komunave paralele serbe në veri të vendit, “nuk ishte i bashkërenduar” dhe vazhdimi i veprimeve të tilla paraqet “përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit”.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio