Sevilla vazhdon dominimin në Ligën e Evropës
Prej tvteuta13:29, 1 Qershor 2023
Sevilla ka fituar për herë të shtatë trofeun e Kupës UEFA apo Ligës së Evropës.
Skuadra spanjolle të mërkurën mbrëma triumfoi në finale e zhvilluar në Budapest pas penalltive ndaj Romës me rezultatin 4:1. Koha e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa me këtë rezultat u mbyllën edhe shtesat.
Paulo Dyala (35’) shënoi për Romën, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 55-të me autogolin e Gianluca Mancinit.
Në penallti për Romën dështuan Gianluca Mancini dhe Roger Ibanez.
Sevilla nuk ka humbur asnjë herë në shtatë finalet që i ka luajtur në Kupën e UEFA-s apo Ligën e Evropës.
Mban rekordin për trofe të fituar në rangun e dytë të garave të UEFA-s. Ndërsa për trajnerin e Romës, Jose Mourinho, është dështimi I parë në një finale në kupat evropiane. Kishte fituar pesë të kaluarat.
“Është e jashtëzakonshme. Nuk mund të kërkoja më tepër. Kjo ndjenjë është e jashtëzakonshme”, tha sulmuesi argjentinas i Sevillas, Erik Lamela, për “BT Sport”.
Në ndeshjen e të mërkurës u dhanë 13 kartonë të verdhë, më së tepërmi në histori të një ndeshje në garat e mëdha evropiane, siç ka raportuar BBC