Sara Kraja shpallet kampione e Ballkanit për vitin 2023
Prej tvteuta14:56, 27 Nëntor 2023
Gjatë fundjavës së kaluar me datë 24-25.11.2023 në Sarajevë u mbajt kampionati Ballkanik në sportin olimpik të Taekwondo-së.
Ky kampionat grumbulloi mbi 1200 sportistë nga 13 vendet e Ballkanit. Në përbërjen e përfaqësueses së Malit të Zi ishin edhe 10 sportistë nga klubi i Taekwondo-së Ulqini.
Sportistët nga Ulqini kontribuan për Malin e Zi, qytetin e Ulqinit dhe klubin me 3 medalje Ballkanike. Një të artë, një të argjendit dhe një të bronxit.
Sportistja Sara Kraja shpallet kampion Ballkani për vitin 2023 në kategorinë junior -59kg, duke fituar medaljen e artë e cila arriti të fitojë 5 ndeshje.
Nënkampion Ballkani shpallet pioniri Denis Coboviq i cili fiton medaljen e argjendit.
Medalja e tretë e Ballkanit për sportistët nga Ulqini shkon për senioren Amra Dushku e cila fiton medaljen e bronxit.
Në kuadër të përfaqësueses së Malit të Zi duhej të merrte pjesë edhe sportistja Arta Ismailaga, një sportiste mjaft e pregatitur, mirë po nuk arriti për shkak të një lëndimi që e pësoi në një turnament në Tiranë, lëndim ky që e la jashtë kampionatit Ballkanik.
Një tjetër sukses ndërkombëtar mjaft i rëndësishëm për sportin e Taekwondo-së Ulqini.
Falenderojmë të gjithë sponsorët që kontribuan për këtë rezultat.
Tkd Ulqini, 27.11.2023.
Fikret Dushku, prof.