Aktuale Më shumë

Rrezart Cungu tenisti më i mirë në Mal të Zi për vitin 2021

Prej tvteuta15:32, 28 Dhjetor 2021

Federata  e tenisit të Malit të Zi ka shpërblyer garuesit më të mirë në vitin 2021. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt sot në Hotel Podgoricë  .

Aty nuk munguan edhe dy teniseret tanë nga Ulqini

Më i miri në renditjen ETA deri në 14 vjec u shpall Skender Katana nga klubi (Bellevue) .

Ndërsa në konkurencen e senioreve më i miri u shpall  Rrezart Cungu i cili gjendet në poziten e 803-të  të ATP listes

Për shkak të masave, vetëm konkurrentët e shpërblyer mund të marrin pjesë në ceremoni në prani të prindërve të tyre.

“Së pari dëshiroj ti falenderohem Federatës së tenisit të Malit të Zi që më zgjodhi si tenistin më të mirë të Malit të Zi. Për mua kjo është një nderë dhe privilegj që të marr  këtë çmim. Mendoj se ky vit për mua ishte shumë I suksesshëm dhe shpreoj se viti I ardhshëm do të  jetë edhe më I mirë, e poashtu edhe të gjithë tenisiereve tjerë dhe sportistëve ju dëshiroj  shëndet dhe suksese në vitin e ardhshem”, kështu u shpreh Rrezart  Cungu pas marrjes së çmimit të vitit.

Përveç tenistit më të mirë të vitit, Rrezart Cungu u shpall edhe seniori më i mirë i vitit në tenis.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio