Rajoni/Bota Më shumë

Rohde e konfirmon se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Prej tvteuta14:54, 3 Tetor 2024

Gjermania sot shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit të zhvilloheshin në mënyrë të barabartë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi për RTK se Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shumë e rëndësishme për popullin gjerman.

Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar se dy vendet kanë marrëdhënie të mira në shumë fusha. Rohde përmendi forumin e fundit ekonomik që po mbahet në Kosovë si një shembull të këtij bashkëpunimi.

Ambasadori Rohde konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Gjermania mbetet një partner i besueshëm për Kosovën.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio