Ekonomi Më shumë

Riviera e Ulqinit gati për sezonin turistik

Prej tvteuta10:11, 1 Prill 2015

Ndërmarria hoteliere turistike Riviera e Ulqinit ka përfunduar rinovimet në Adë si dhe në hotelin Olimpikë e  Belvi për fillimin e sezonit turistik. Në Adë janë rinovuar edhe 44 dhoma të tipit A si dhe banjot të tipit B çka do të thotë se me këtë gjë ka përfunduar komplet rikonstrukimi i dhomave.

Menaxheria e Rivierës së Ulqinit Ana Zhivanoviq tha se për dallim nga viti i kaluar që në Adë ishte e mundur kalerimi, volibolli dhe kite surf, këtë sezon për pushuesit ofrohet edhe vozitja e bicikletave, mjetet për peshkim si dhe shetitja me anije. Pushuesit e parë që do ta vizitojnë Adën do të fillojnë nga data 29 prill, ndërsa në hotelin Olimpik në datën 12 prill priten të vijnë tenisierët.

Duke e ditur se edhe komuna e Ulqinit është e prekur nga kriza ekonomike menaxherja e Rivierës së Ulqinit përsëri është optimiste në atë se do të ketë pushues edhe këtë sezonë turistike.

Riviera e Ulqinit si çdo vit edhe kësaj rradhe ka marrë pjesë në shumë panaire me ofertën e vet ku kanë zgjuar interesimin e turistëve nga ato vende.

Ndërmarria Hoteliere Riviera e Ulqinit sezonin turistik e fillon edhe me oferta speciale sezonale , ku për të gjithë ata që do të qendorjnë në ambientet e rivierës para fillimit të sezonit veror më shumë se 7 ditë do të kenë një ditë gratis, ndërsa për ata që qendrojnë më shumë se 10 ditë kanë 2 ditë gratis. Pagesa është 18 euro për përson, përfshir dhe mëngjesin.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio