Regjistrimi i bujqësisë është në vazhdim dhe do të zgjasë deri në dhjetor
Prej tvteuta10:34, 28 Tetor 2024
Nga data 1 tetor deri më 1 dhjetor, Drejtoria për Statistikat Monstat kryen Regjistrimin e Bujqësisë, në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Ligjin për Statistikat Zyrtare dhe Sistemin e Statistikave Zyrtare.
“Qëllimi i kryerjes së Regjistrimit të Bujqësisë është sigurimi i të dhënave të krahasueshme ndërkombëtarisht për përmirësime të mëtejshme të statistikave zyrtare në fushën e bujqësisë, si dhe të dhëna me rëndësi për krijimin e politikave në drejtim të krijimit të një politike të qëndrueshme bujqësore”, tha Monstat.
Ata theksojnë se Regjistrimi i Bujqësisë, për nga përmbajtja dhe shtrirja, është anketa statistikore më e gjerë dhe më komplekse në fushën e statistikave bujqësore, e cila kryhet çdo dhjetë vjet në përputhje me standardet unike ndërkombëtare.
“Regjistrimi i bujqësisë mbledh të dhëna për numrin e ekonomive bujqësore, sipërfaqen e tokës bujqësore të shfrytëzuar sipas kategorive të përdorimit, bagëtinë sipas llojeve dhe kategorive, personat pjesëmarrës në prodhimin bujqësor sipas gjinisë, objektet për strehimin e bagëtive, makineritë, pajisjet dhe më shumë”, theksuan nga Monstat.
Sqarohet se Regjistrimi do të përfshijë të gjitha fermat bujqësore (fermat familjare dhe subjektet afariste, gjegjësisht personat e tjerë juridikë apo sipërmarrës) që i plotësojnë kushtet në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Bujqësisë.
“Të gjitha të dhënat individuale për ekonomitë bujqësore të mbledhura gjatë Regjistrimit të Bujqësisë konsiderohen konfidenciale dhe do të përdoren ekskluzivisht për qëllime statistikore në përputhje me Ligjin për Statistikat Zyrtare dhe Sistemin e Statistikave Zyrtare”, përfundon Monstat.