Rama dhe Osmani sonte vijnë në Ulqin
Prej tvteuta13:38, 30 Qershor 2023
Ylli i operës, Rama Lahaj, sonte do të performojë në Skelin e Madh në Ulqin, ndërsa, në koncert do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në koncert do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Prezencën e kanë konfirmuar edhe kryetarët e Prishtinës dhe Shkodrës, Perparim Rama dhe Benet Beci.
“Besojmë që qyteti ynë i bukur të premten do të jetë qendra kulturore e Ballkanit dhe do të shënojë në mënyrën më të bukur fillimin e sezonit kryesor turistik në rivierën e Ulqinit”, shtojnë Komuna dhe Organizata Turistike.