QKMZ: Gjashtë janë duke pritur për transplantin e mëlçisë dhe një për zemrën
Prej tvteuta10:20, 4 Korrik 2021
Sipas të dhënave të Qendrës Klinike, janë 50 persona të mundshëm në listën e pritjes për transplantime e veshkëve, ndërsa gjashtë persona janë duke pritur mëlçinë dhe një për zemrën, njofton drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor, Dr. Ljiljana Raduloviq. Kur bëhet fjalë për fëmijët, sipas saj, deri më tani janë kryer tetë transplantime të veshkave tek ata, ndërsa dy fëmijë janë në listë si marrës të mundshëm, dhe katër janë në proces të monitorimit.