Aktuale Më shumë

Qeveria po punon fort për të përmbushur kushtet për mbylljen e kapitujve të negociatave

Prej tvteuta14:05, 24 Shtator 2024

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Infrastrukturë dhe Zhvillim Rajonal, Millun Zogoviq, ka takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Satler, dhe ka konfirmuar përkushtimin e vendosur të gjithë Qeverisë së Malit të Zi , dhe të gjithë përbërësit e tij për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Siç thuhet në komunikatën për media, Zogoviq ka theksuar se këtë përcaktim më së miri e vërtetojnë rezultatet e matshme të shumicës së qëndrueshme parlamentare dhe Qeverisë së Malit të Zi në rrugën evropiane.

Autoritetet legjislative dhe ekzekutive janë duke punuar me zell për të përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave”, theksoi Zogoviq.

Ambasadori Satler shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin dhe përshëndeti planin ambicioz të Qeverisë për mbylljen e secilit prej kapitujve të mbetur të negociatave. Ai shtoi se ky proces kërkon stabilitet politik, disiplinë dhe shumë punë dhe se institucionet kompetente mund të llogarisin në mbështetjen e plotë të tij dhe ekipit të tij në Delegacionin e BE-së.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio