Qeveria e Malit të Zi miratoi Axhendën e Reformës
Prej tvteuta14:28, 26 Shtator 2024
Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme miratoi agjendën e reformave, një nga gjërat më të rëndësishme në konvergjencën ekonomike jo vetëm të Malit të Zi por edhe të Ballkanit Perëndimor, deklaroi pas seancës ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq.
“Është miratuar agjenda e reformave, e cila përfshin një sërë reformash që do t’i zbatojmë dhe në fund të ditës do të marrim një shumë të caktuar parash për ato reforma”, theksoi Gorçeviq.
Ajo thotë se më herët është miratuar Plani i Rritjes, pas së cilës, siç thotë ajo, Qeveria ka pasur për detyrë të formojë një ekip, i cili ka treguar përkushtim për miratimin e një dokumenti të tillë.
“Mali i Zi ka marrë 383.5 milionë euro”, theksoi Gorçeviq, theksoi Gorçeviq dhe përmendi se janë duke u dhënë 110 milionë grante, ndërsa pjesa tjetër sigurohet me kredi të favorshme.
“Nga shuma totale është planifikuar që 178.5 milionë euro të ndahen në formë të mbështetjes buxhetore, ndërsa 205 milionë euro të mbetura do të ndahen për financimin e projekteve infrastrukturore dhe të zbatohen përmes mekanizmit të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. “, theksoi Gorçeviq.
Plani, thotë ajo, është që në fillim të zbatimit të planit të rritjes të ndahen 7 për qind nga shuma totale e mjeteve, ndërsa pjesa tjetër në gjashtë këste mbështetëse gjashtëmujore, varësisht nga shkalla e zbatimit të reformave të planifikuara.
Transhi i parë pritet deri në fund të vitit, në vlerë prej rreth 30 milionë euro.
Ajo paralajmëroi gjithashtu formimin e një trupi koordinues që do të monitorojë zbatimin dhe do të informojë Komisionin Evropian për rezultatet.