Qeveria dënon protestën
Prej tvteuta14:29, 28 Janar 2015
Qeveria e Kosovës ka thënë se “gjuha kërcënuese” e përdorur nga organizatorët e protestës së sotme në Prishtinë është e papranueshme.
Përmes një komunikate për media, Qeveria ka dënuar “dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës”. Opozita në Kosovë ka organizuar sot në Prishtinë protesta për, siç ka thënë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike. Protesta ka eskaluar me përleshje midis protestuesve dhe forcave të rendit.“Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit.